Take a fresh look at your lifestyle.

Krasniqi për grevën: Kryeministër, për hir të fëmijëve gjej zgjidhje! – Lajmet e fundit



Krasniqi për grevën: Kryeministër, për hir të fëmijëve gjej zgjidhje!




Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka lutur kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin që të gjejë një zgjidhje në mënyrë që greva në arsim të ndërpritet.


Krasniqi ka përmendur faktin se 300 mijë nxënës po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, e sipas tij refuzimi i Qeverisë për dialog po i dëmton më së shumti nxënësit, transmeton Zeri.info.


“Mbi 300 mijë nxënës po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi edhe sot, e do të duhej të ishin në shkollë qe gati tri javë. Refuzimi i Qeverisë për dialog po vazhdon t’i dëmtojë të gjithë, e më së shumti nxënësit”,


“Nga 1 shtatori, jeta e prindërve dhe mësimdhënësve është vështirësuar edhe më tej. Kjo bllokadë, që po ndodhë si pasojë e kokëfortësisë së Qeverisë, kërkon zgjidhje urgjente.


Mësimdhënësit nuk po kërkojnë pazare e as lëmoshë – por, vetëm dinjitet!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


Ai ka lutur kryeministrin që për hir të fëmijëve të gjej zgjidhje.


“Dinjiteti është boshti i veprimtarisë së tyre historike dhe qeveria nuk duhet t’ua mohojë këtë vlerë. Janë po këta njerëz që edhe në periudha më të vështira kanë ruajtur dinjitetin tonë njerëzor e kombëtar. Duhet t’i mirëkuptojmë, sepse janë prindërit tonë të dytë.


Kryeministër, për hir të fëmijëve, gjej zgjidhje!”, ka shkruar kreu i PDK-së. /Zëri


Comments are closed.