Foto: ZKM
Sot iu dha lamtumira e fundit, poetit Xhevdet Bajra, i cili vdiq ditë më parë.
Në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Zeri.info.
“Erdhëm këtu që t’i japim lamtumirën e fundit dhe të vendosim lule të freskëta te varri i poetit të madh të popullit tonë, Rahovecit, të Kosovës, të letërsisë dhe artit shqip”, tha kryeministri Kurti.
Ai më tej e përshkruajti Bajran si poet dhe njeri i papëerseritshëm, që e ka dashur shumë tokën, natyrën, qiellin, zogjtë e lirinë dhe na kanë bërë, që edhe ne t’i duam të gjitha këto edhe më shumë.
“E ka dashur popullin e shoqërinë e në veçanti e ka dashur Rahovecin dhe rrushin, andaj, ai do të prehet këtu i qetë, por vepra e tij, poezia e tij, do të jetojë shumë, shumë gjatë e po aq gjatë edhe do të studiohet nga brezat që vijnë”, u shpreh Kurti ndër të tjera. /Zëri
Comments are closed.