Take a fresh look at your lifestyle.

Leja për xhaminë në Prishtinë, vjen reagimi nga BIK

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pasi Drejtoria e Urbanizimit e Komunës së Prishtinës ua ka lëshuar dje lejen ndërtimore për Xhaminë Qendrore.

Nga BIK janë shprehur të kënaqur me këtë vendim, derisa kanë thënë se s’ka asnjë pengesë për fillimin e punimeve.

“Edhe autoritetet e BIK-ut janë shprehur të kënaqur që më në fund po jepet leje ndërtimi i Xhamisë Qendrore. Ahmet ef. Sadriu, sekretar gjeneral i BIK-ut tha se tashmë BIK mund të fillojë me hapa të reja drejt finalizimit të projektit të xhamisë. “Po tashmë është e vërtetë se Komuna e Prishtinës na ka dhënë leje për ndërtim dhe tashmë nuk ka asnjë pengesë që të fillojmë me punën që të përfundohet në afatin e përcaktuar, në mënyrë që besimtarët tanë të mund t’i kryejnë obligimet fetare”, tha sekretari Sadriu”, thuhet në njoftimin e BIK’ut.

Postimi i plotë:

Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës ka marrë vendimin për leje ndërtimin e kompleksit “Xhamia Qendrore” në lagjen Dardania në Prishtinë. Në vendimin e Komunës së Prishtinës thuhet se i lejohet kërkuesit, Bashkësisë Islame të Kosovës ndërtimi i Xhamisë në lagjen Dardania në Prishtinë, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës.

Edhe autoritetet e BIK-ut janë shprehur të kënaqur që më në fund po jepet leje ndërtimi i Xhamisë Qendrore. Ahmet ef. Sadriu, sekretar gjeneral i BIK-ut tha se tashmë BIK mund të fillojë me hapa të reja drejt finalizimit të projektit të xhamisë. “Po tashmë është e vërtetë se Komuna e Prishtinës na ka dhënë leje për ndërtim dhe tashmë nuk ka asnjë pengesë që të fillojmë me punën që të përfundohet në afatin e përcaktuar, në mënyrë që besimtarët tanë të mund t’i kryejnë obligimet fetare”, tha sekretari Sadriu.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, që BIK-u të pajiset me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit. Ai më tej ka theksuar se banorët e lagjeve që ndërlidhen me xhaminë e re duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme. “Qytetarët e lagjeve Dardania e Ulpiana duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme. Andaj, jemi të lumtur që më në fund, këtë proces sot e përmbyllëm me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e këtij objekti fetar” ka thënë ai.

Hartimin e dokumentacionit ndërtimore për projektin kryesor të Xhamisë Qendrore në Prishtinë me 2B+2s+P+2G e ka bërë kompania projektuese “Kavisyapi” nga Turqia me konsulent të kompanisë projektuese “InTECH” nga Prishtina. Duhet theksuar se gurthemeli i xhamisë ishte vendosur para dhjetë vjetësh dhe Bashkësia Islame i është drejtuar në vazhdimësi Komunës së Prishtinës me kërkesën që të pajiset me leje ndërtimore për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Comments are closed.