Take a fresh look at your lifestyle.

Ministria publikon çmimet e naftës për 24 orët në vijim – Lajmet e fundit



Ministria publikon çmimet e naftës për 24 orët në vijimFoto: Laura Hasani




Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, ka publikuar çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme.


Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.74 € për litër, i benzinës është 1.63 € për litër dhe i produktit gaz është 0.78 € për litër, raporton Zeri.info.


Njoftimi i plotë:


Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:


1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër;


2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.63 € për litër;


3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.


Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 19/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. /Zëri


Comments are closed.