Take a fresh look at your lifestyle.

Ndërroi jetë kornisti i parë i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi

Në moshën 31 vjeçare ka ndërruar jetë, kornisiti i Filharominsë së Kosvës, Bledar Bujupi.

Filharmonia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar Bujupi vdiq dje (22 gusht 2022) papritmas.

“Ndarja e parakohshme e kolegut Bledar Bujupi është humbje e madhe, jo vetëm për Filharmoninë e Kosovës por edhe për skenën e muzikës klasike në vend. Për detaje rreth mbledhjes komemorative në nderim të kornistit Bledar Bujupi, do të njoftoheni me kohë.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Filharmonisë.

Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës. Krahas aktivitetit me orkestrën filharmonike, Bujupi ishte edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”. Ka realizuar koncerte recitale dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si “Albanian Youth Orchestra” dhe “Kosovo Youth Orchestra”

Edhe ministri i mbrojtjes Armend Mehaj ka shprehur keqardhje për humbjen e efektivit të kësaj force.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë. Në këto çaste të dhimbjes, ju shprehim ngushëllime familjes Bujupi dhe të gjithë të afërmeve të të ndjerit. Humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionin tonë, këto momente mund t’i përballojmë vetëm duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Mehaj.

Comments are closed.