Take a fresh look at your lifestyle.

Në Prishtinë ndizen qirinj për 27-vjetorin e masakrës së Srebrenicës – Lajmet e fundit



Në Prishtinë ndizen qirinj për 27-vjetorin e masakrës së Srebrenicës




Më 11 korrik, në Bosnje e Hercegovinë shënohet 27-vjetori i masakrës së Srebrenicës.


Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë,  janë ndezur qirinj, në nderim të viktimave, po ashtu është vendosur një pllakatë me mbishkrimin “Srebrenica, sëbashku kundër virusit të mohimit”.


“Vaksinë kundër gjenocidit dhe mohimit të krimeve të luftës nuk ka, por ekziston një antivirus efektiv: fakte të vërtetuara nga gjykimet para Gjykatë Penale Ndërkombëtare për Ish-jugosllavinë, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe gjykatave kombëtare”, thuhet në pllakatë.


Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të identifikuara së voni, u varrosën të hënën në Qendrën Përkujtimore Potoçari – aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera.Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.


Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.


Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.


Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende./telegrafi



Image

Comments are closed.