Take a fresh look at your lifestyle.

​Ngjarjet e datës 12 korrik

Anibar mban konferencë për media lidhur me programin e edicionit të 13-të të festivalit si dhe edicionin e sivjetmë. (Kino Armata, ora 9:00)

Në Kampusin e Universitetit Amerikan në Kosovë, fillon edicioni i dytë i Shkollës Verore që organizohet nga Teach For Kosova dhe mbështetet nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës. (AUK, ora 9:30)

Mbahet tryeza përmbyllëse “Zbatimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, që organizohet nga Instituti për Politika Zhvillimore. – INDEP. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Bëhet nisja e “Konvojit të EULEX-it për Ukrainë”. (Merr pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla). (Selia e EULEX, Farmed, ora 11:00)

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do të prezantojë rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022. (Merr pjesë dhe ministri i Financave, Hekuran Murati). (Zyra qendrore e ATK-së, këndi i rrugëve “Bill Klinton” dhe “Dëshmorët e Kombit”, ora 11:00)

Ojq Aktiv organizon panel diskutimi mbi transparencën në punën e qeverisjes lokale në Kosovë në kuadër të projektit Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe në Kosovë. (Hotel Ulpiana, Graçanicë, ora 11:00)

Hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës, ku do të hapet edhe ekzpozita e përkohshme “Burgu i Idealit”. (Ish-ndërtesa e paraburgimit në Prishtinë, rr. “Luan Haradinaj”, ora 17:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 18:00)

Vazhdojnë ndeshjet e botërorit universitar të hendbollit:

Universiteti i Shkodrës-KNSU (Kore e Jugut), ora 14:00

UNIN (Kroaci)-Universiteti “Hasan Prishtina”, ora 16:00

ACLM (Spanjë)-Universiteti i Shkodrës, ora 18:00

Ndërsa në sallën “1 Tetori” do të zhvillohen këto ndeshje:

UNIMNE (Mali i ZI)-Gazi (Turqi), ora 15:00

KANGËON (Kore e Jugut)-Pula (Kroci), ora 17:00

Universiteti “Hasan Prishtina”-UAVEIRO (Portugali), ora 19:00

Comments are closed.