Take a fresh look at your lifestyle.

Osmani e Kurti takohen me Macronin në Paris – Lajmet e fundit



Osmani e Kurti takohen me Macronin në Paris




Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë udhëtuar sot për në Paris, ku do të marrin pjesë në Forumin për Paqe.


Përveç kësaj, mediat kanë raportuar se Osmani e Kurti janë takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.


“Zëri” ka kontaktuar ka pyetur Presidencën dhe Qeverinë, por deri tani të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.


ndryshe, Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka konfirmuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, nesër do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandatr Vuçiq. /Zëri


Comments are closed.