Take a fresh look at your lifestyle.

Porto mposht Atleticon, kualifikohet si lider i Grupit B në Ligën e Kampionëve

Kanë përfunduar dy ndeshjet e orarit 18:45 në Ligën e Kampionëve, ku kemi disa rezultate interesante si dhe ndryshim të situatës në Grupin B.

Pas plot 90’ minutave në stadiumin “Dragao”, Porto e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat të ngushtë 2:1, kështu edhe duke u kualifikuar në fazën e eliminatoreve si lideri i grupit, raporton KosovaPress.

Golat për portugezët i shënuan Mehdi Taremi (minuta e 5’) dhe Stephen Eustaquoi (minuta e 24’), kurse për Atleticon goli i nderit ishte autogol, ku Marcani shënon në portën e tij në minutën e 90+5’ për ta vulosur rezultatin final në 2:1.

Ndërkaq, krahas takimit mes Portos dhe Atletico Madridit u zhvillua edhe përballja tjetër e këtij grupi mes Bayer Leverkusenit dhe Club Brugge.

Club Brugge u ndal nga Leverkuseni ku ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, gjë që bëri që skuadra belge të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve, por në vendin e dytë në Grupin B.

Rezultati final:

Porto 2:1 Atletico Madrid

Bayer Leverkusen 0:0 Club Brugge

Comments are closed.