Take a fresh look at your lifestyle.

Putini i blen të dashurës dy shtëpi luksoze në Turqi, Erdogani e siguron me rojet e tij – Lajmet e fundit



Putini i blen të dashurës dy shtëpi luksoze në Turqi, Erdogani e siguron me rojet e tij


Bota
June 21, 2022 – 20:54

Ndërkohë Perëndimi zgjeron politikën e sanksioneve kundër Moskës, zbulime të reja ka për të dashurën e presidentit rus Vladimir Putin.


Sipas Daily Mail, përflitet se olimpistja 39-vjeçare, Alina Kabaeva, ka dy shtëpi luksoze në Turqi. Kabaeva thuhet se zotëron një shtëpi në pjesën jugore të Turqisë dhe në Stamboll.


Sipas biznesmenit 62-vjeçar izraelit, i lindur në Rusi, Leonid Nevzlin, ish-bashkëthemelues i kompanisë së naftës Yukos dhe kundërshtar i Putinit, pasuritë u shlyen me ndihmën e një bashkëpunëtori të Rexhep Tayyip Erdogan.


Në të njëjtën kohë, ka zëra se Kabaeva është nënë e katër fëmijëve të presidentit rus. Nevzlin, i cili është ish-bashkëpronar i gjigantit të naftës Yukos dhe një ndër armiqtë kryesorë të Putinit pretendon gjithashtu se Erdogan ka vendosur rojet e tij presidencialë në shtëpitë e shtrenjta të saj.


Për shkak të luftës në Ukrainë, Kabaeva i janë vendosur sanksione nga Britania, BE dhe Kanadaja. /abcnews


Comments are closed.