Take a fresh look at your lifestyle.

Putini krahason energjinë e gjelbër me politikat e LGBTQ – Lajmet e fundit



Putini krahason energjinë e gjelbër me politikat e LGBTQ


Bota
July 20, 2022 – 18:30

Vladimir Putin, në një udhëtim jashtë vendit,  bisedoi me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan. Zhbllokimi i eksporteve të grurit nga Ukraina ishte çështja kryesore, e cila nuk mori zgjidhje, por vetëm kushte nga Moska.


Por Putin  garantoi se furnizimet me gaz do të vijojnë normalisht: “Gazprom ka përmbushur gjithmonë, është duke përmbushur dhe synon të përmbushë të gjitha detyrimet e tij. Dhe fakti që partnerët tanë janë fajtorë, ose duke u përpjekur të fajësojnë Rusinë për gabimet e tyre, është i pabazë”.


Ai foli gjithashtu edhe për tentativat e Europës për të kaluar në energjinë alternative: “Nuk e di nëse ia vlen të futemi në detajet e politikave energjetike në vendet europiane, të cilat kanë lënë pas dore rëndësinë e llojeve tradicionale të energjisë dhe janë mbështetur në ato “jotradicionale”.


Ata janë ekspertë të mëdhenj në fushën e “marrëdhënieve jotradicionale” LGBTQ+, kështu që vendosën të mbështeten në forma “jotradicionale” të energjisë.


I mbështetur nga Kisha Ortodokse Ruse ultra-konservatore, Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar ligje të shumta gjatë dekadës së fundit për të kufizuar të drejtat e LGBTQ+ dhe për të pohuar ato që ai i quan “vlera tradicionale”. /abcnews


Comments are closed.