Take a fresh look at your lifestyle.

Qeveria dëmtoi shërbyesit civil me 16,6 milionë euro

Lideri i AAK-së, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka vazhduar me publikimin e shifrave që sipas tij janë dëme që i janë shkaktuar sektorëve të ndryshme në vend, për shkak të mos aprovimit të Ligjit të Pagave.

Haradinaj, sot ka publikuar një listë e që sipas tij është dëmi ndaj shërbyesve civilë.

“16,6 milionë euro, nuk janë dhënë për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit, për shkak të mos aprovimit të Ligjit të Pagave”.

I pari i AAK-së thotë se administrate është ajo që mban gjallë shtetin.

“Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Comments are closed.