Take a fresh look at your lifestyle.

Shkarkohet Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se bordi i Kompanisë “Pastrimi” ka nxjerrë vendim me të cilin shkarkon nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv Burim Kelmendin.

“Bordi i KRM “Pastrimi”, ka nxjerrë vendim, me të cilin: SHKARKOHET nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Burim Kelmendi. Në mbledhjen e jashtëzakonshme, Bordi i Drejtorëve të KRM “PASTRIMI”, ka konstatuar se Kryeshefi Ekzekutiv nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë, si objektiv bazë i përcaktuar me Plan Biznesin e aprovuar, dhe krejt kjo për shkak të keqmenaxhimit”, thuhet në njoftim.

Rama ka thënë se është konstatuar edhe nga Zyra e Auditorit të jashtëm se ka gjetur shkelje të rënda për kompaninë.

Postimi i plotë:

Bordi i KRM “Pastrimi”, ka nxjerrë vendim, me të cilin:SHKARKOHET nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Burim Kelmendi.Në mbledhjen e jashtëzakonshme, Bordi i Drejtorëve të KRM “PASTRIMI”, ka konstatuar se Kryeshefi Ekzekutiv nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë, si objektiv bazë i përcaktuar me Plan Biznesin e aprovuar, dhe krejt kjo për shkak të keqmenaxhimit.Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm. Kjo është konstatuar edhe në gjetjet e Zyres së Auditorit të jashtëm, e cila ka gjetur shumë shkelje të rënda për kompaninë, si pasojë e marrjes së vendimeve përtej kompetencave të Kryeshefit Ekzekutiv, pa aprovim nga Bordi i Drejtorëve.Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Burim Kelmendit, hyn në fuqi sot, me datë 08.07.2022.

Comments are closed.