Take a fresh look at your lifestyle.

Sot protestohet për 19-vjeçaren që dyshohet se u vetëvra pas kërcënimeve nga ish i fejuari – Lajmet e fundit



Sot protestohet për 19-vjeçaren që dyshohet se u vetëvra pas kërcënimeve nga ish i fejuariFoto: Ilustrim




Ditë më parë Betina Ymeri, 19-vjeçare, u vetëvra në Mitrovicë e shkak për këtë thuhet të jenë kërcënimet që ia ka bërë ish i fejuari i saj.


Kurse, sot nga ora 12:00 do të protestohet para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, raporton Zeri.info.


Përmes kësaj proteste, u bëhet thirrje institucioneve përkatëse që ta trajtojnë drejt rastin e Betinës dhe ta ndëshkojnë personin që e shtyri të vetëvritej.


“Dhuna sistematike të cilën e ka përjetuar Betina është një nga realitetet me të frikshme të cilën e jetojnë shumë vajza e gra në Kosovë, dhunë kjo e cila ushqehet nga të gjitha institucionet publike e private që vazhdojnë ta normalizojnë dhe amnistojnë dhunën me bazë gjinore”, thuhet në njoftim.


Përveç kësaj, do të bëhet thirrje që vajzave t’u ofrohet siguri e mbrotje. /Zëri


Comments are closed.