Take a fresh look at your lifestyle.

Stuhia tragjike, nënkryetari i Prishtinës: Ju lutemi kujdes

Pasi stuhia u bë tragjike pasditen e sotme në lagjen Pejton, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj i ka lutur qytetarët që të kenë kujdes.

Zogaj shkroi në Facebook se ekipet komunale të shpëtimit janë në terren dhe po merren me këto raste.

“Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth! Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve!”, shkroi ai.

Një burrë vdiq nga lisat që ranë në qendër të Prishtinës, ndërsa një grua ka mbetur e lënduar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person rreth të 30-ave ka mbetur i vdekur, e një tjetër grua është lënduar.

Comments are closed.