Deklaratat | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Sun, 31 Jul 2022 12:25:09 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png Deklaratat | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Kurti i cilëson nxitëse deklaratat e Petkoviqit për Asociacionin – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/kurti-i-cileson-nxitese-deklaratat-e-petkoviqit-per-asociacionin-lajmet-e-fundit/ Sun, 31 Jul 2022 12:25:09 +0000 https://kosovonow.com/?p=17627 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat e bëra nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, janë deklarata nxitëse dhe nuk i kontribuojnë ligjit dhe shtetit të Kosovës. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, deklaroi më 30 korrik […]

The post Kurti i cilëson nxitëse deklaratat e Petkoviqit për Asociacionin – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Kurti i cilëson nxitëse deklaratat e Petkoviqit për Asociacionin




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat e bëra nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, janë deklarata nxitëse dhe nuk i kontribuojnë ligjit dhe shtetit të Kosovës.


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, deklaroi më 30 korrik se përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës do të nisin me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Ai tha se kjo do të jetë përgjigja nëse Kosova nuk heq dorë nga vendimi për zëvendësimin e targave serbe dhe reciprocitetin mbi dokumentet e identifikimit të Serbisë.


Gjatë konferencës për media në Prishtinë më 31 korrik, Kurti tha se qytetarët serbë në Kosovë nuk po i kërkojnë që ta zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin, që Kosova dhe Serbia kanë arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.


“Për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e ka thënë qëndrimin e qartë Gjykata Kushtetuese, peticioni i qytetarëve dhe në anën tjetër, në zyrën time, ajo çfarë mund t’iu them, nuk ekziston asnjë letër e asnjë qytetari serb të Kosovës që thotë ‘zbatoje Asociacionin’. Asnjë. Për çdo javë marr letra nga qytetarët serbë, por asnjëra nuk është për Asociacionin. Unë ju përgjigjem qytetarëve të Republikës së Kosovës. Andaj besoj që duhet ta kemi parasysh se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nga dhjetori i vitit 2015, por gjithashtu edhe interesi publik i yni, nuk e imponon me domosdoshmërinë destabilizuese të Beogradit temën e këtillë në Kosovë”, tha Kurti, raporton REL-i.


Kosova dhe Serbia më 2013 kanë arritur Marrëveshjen fillestare për Asociacionin, ndërkaq më 2015 palët kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e Asociaicionit.Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese gjeti se 23 pika të marrëveshjes ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, që tha se mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.


Serbia insiston që të zbatohet Marrëveshja për Asociacionin, ndërkaq kryeministri Kurti vazhdimisht është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.


The post Kurti i cilëson nxitëse deklaratat e Petkoviqit për Asociacionin – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Deklaratat e Gashit janë spekulative, Qeveria nuk do të rrëzohet https://kosovonow.com/deklaratat-e-gashit-jane-spekulative-qeveria-nuk-do-te-rrezohet/ Thu, 28 Jul 2022 12:55:50 +0000 https://kosovonow.com/?p=17484 Deklaratat e Gashit janë spekulative, Qeveria nuk do të rrëzohet

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, mbrëmë ka deklaruar se në vjeshtë pritet që të bie Qeveria Kurti 2, duke shtuar se tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK. “Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, ka thënë Gashi. […]

The post Deklaratat e Gashit janë spekulative, Qeveria nuk do të rrëzohet first appeared on Kosovo Now.]]>
Deklaratat e Gashit janë spekulative, Qeveria nuk do të rrëzohet

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, mbrëmë ka deklaruar se në vjeshtë pritet që të bie Qeveria Kurti 2, duke shtuar se tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK.

“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, ka thënë Gashi.

E për pretendimet e Gashit, ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari.

Ajo ka thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë, duke i quajtur më shumë spekulative dhe se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Fare nuk besoj se qëndrojnë këto pretendime për arsye se nuk ka pasur as indikacione apo shprehje të vullnetit për të kaluar apo pakënaqësi për brenda grupit.

Situata është normale në grup, me një frymë komunikimi dhe bashkëpunimi, prandaj për më tutje, për kë ka menduar besoj që Gashi duhet të flas, por më tepër e shoh si deklaratë spekulative sesa diçka përmbajtësore,” u shpreh Kusari-Lila për portalin Dukagjini.

Tutje Kusari-Lila u shpreh se Qeveria është duke punuar, pasi kanë hyrë në vitin e dytë qeverisës dhe ky mandat do të vazhdojë.

“Janë po të njëjtit që i kanë paraparë pak muaj, më pak se një vit e kështu me radhë të Qeverisë, prandaj ne kemi hyrë në vitin e dytë të qeverisjes dhe po besoj që Qeveria do të vazhdojë në mandatin e saj të rregull deri në vitin 2025 kur do të mbahen zgjedhje tjera parlamentare,” ka thënë Kusari-Lila.

The post Deklaratat e Gashit janë spekulative, Qeveria nuk do të rrëzohet first appeared on Kosovo Now.]]>