ditësh | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Wed, 28 Sep 2022 15:14:49 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png ditësh | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Nga SBASHK-u thonë se vendimi për kthimin në shkolla do merret brenda dy ditësh – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/nga-sbashk-u-thone-se-vendimi-per-kthimin-ne-shkolla-do-merret-brenda-dy-ditesh-lajmet-e-fundit/ Wed, 28 Sep 2022 15:14:49 +0000 https://kosovonow.com/?p=20562 Foto: Laura Hasani Brenda dy ditësh pritet që anëtarësia e Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të japë mendim për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Hanife Salihu, anëtare e Këshillit grevistë në SBASHK. […]

The post Nga SBASHK-u thonë se vendimi për kthimin në shkolla do merret brenda dy ditësh – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Nga SBASHK-u thonë se vendimi për kthimin në shkolla do merret brenda dy ditëshFoto: Laura Hasani




Brenda dy ditësh pritet që anëtarësia e Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të japë mendim për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim.


Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Hanife Salihu, anëtare e Këshillit grevistë në SBASHK.


“Ne iu kemi drejtuar edhe kryetarëve të sindikatave komunale që të marrin mendimin e anëtarësisë se si të vazhdohet më grevën, të pezullohet për një kohë të caktuar apo të marrim hapa të tjerë, po presim që brenda këtyre dy ditëve të japin një përgjigjeje”, thotë ajo.


Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë, më 28 shtator, se i është drejtuar anëtarësisë greviste me një shkresë, përmes të cilës u ka kërkuar të japin mendimin e tyre për idenë që të pezullohet greva në arsim deri në janar të vitit 2022, dhe procesi mësimor të nisë nga tre tetori.


Në një komunikatë për media, SBASHK-u thotë se kërkimi i mendimit të anëtarësisë për pezullim të grevës vjen për shkak të mungesës së dialogut social.


Ata kanë thënë se nuk tërhiqen nga kërkesat për shtesë në pagë deri në zbatimin e Ligjit për paga, ndryshimin e Ligjit për skema pensionale dhe Ligjit për sigurime shëndetësore.


Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.


Arsyeja e grevës dhe kërkesa kryesore e sindikatave të arsimit drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.


Sipas sindikalistëve të arsimit, kërkesa e tyre për 100 euro shtesë është e bazuar, për shkak të rritjes së inflacionit.


Qeveria e Kosovës thotë se ky ligj, që parasheh rritje pagash për punonjësit e sektorit publik, do të dalë në miratim së shpejti dhe kërkon nisjen e mësimit.


Çfarë thonë sindikalistët e arsimit dhe Qeveria?


Qeveria e Kosovës, në disa raste, ka bërë thirrje për fillimin e procesit mësimor. “Nuk bën bojkot e grevë shtetit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti. Në disa shkolla, mësimdhënësit kanë vendosur në mënyrë individuale t’i mbajnë orët, por shumica janë në grevë.


Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtore për mbylljen e shkollave është Qeveria, e cila, sipas tij, “nuk reflekton karshi kërkesave të sindikalistëve”.


Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Kosovës ka paraqitur një pako për përballje me inflacionin, në kuadër të së cilës punonjësit e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, përfitojnë nga 50 euro shtesë, nisur nga ky muaj.


Sindikata e Arsimit nuk e ka pranuar këtë “ofertë”./rel


The post Nga SBASHK-u thonë se vendimi për kthimin në shkolla do merret brenda dy ditësh – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Hakerat sulmojnë Italinë, kërcënojnë publikimin e të dhënave brenda 5 ditësh – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/hakerat-sulmojne-italine-kercenojne-publikimin-e-te-dhenave-brenda-5-ditesh-lajmet-e-fundit/ Mon, 25 Jul 2022 23:37:19 +0000 https://kosovonow.com/?p=17369 Bota July 25, 2022 – 23:50 Grupi kriminal i njohur si LockBit ka deklaruar se ka vjedhur 78 GB të dhënash nga administrata italiane duke kërcënuar t’i bëjë ato publike brenda 5 ditëve nëse qeveria italiane nuk paguan shpërblimin e kërkuar. Të dhënat thuhet se […]

The post Hakerat sulmojnë Italinë, kërcënojnë publikimin e të dhënave brenda 5 ditësh – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Hakerat sulmojnë Italinë, kërcënojnë publikimin e të dhënave brenda 5 ditësh


Bota
July 25, 2022 – 23:50

Grupi kriminal i njohur si LockBit ka deklaruar se ka vjedhur 78 GB të dhënash nga administrata italiane duke kërcënuar t’i bëjë ato publike brenda 5 ditëve nëse qeveria italiane nuk paguan shpërblimin e kërkuar.


Të dhënat thuhet se janë vjedhur nga Agjencia Italiane e të Ardhurave, dhe përfshijnë informacione financiare, raporte, kontrata, dokumente etj. të cilat pritet të publikohen së shpejti.


Sipas mediave vendase, nëse ky sulm konfirmohet, ai pritet të jetë një nga incidentet më të rënda që prek agjencitë shtetërore italiane. Agjencia Kombëtare e të Ardhurave implementon Kodin Financiar Italian dhe mbledh informacione mbi taksat dhe të ardhurat e qytetarëve italianë.


Lockbit është një grup kriminal famëkeq i cili ka operuar që prej vitit 2019 dhe ka përdorur shpesh taktika të ngjashme ku kërcënon organizata të ndryshme në këmbim të një shpërblimi në Bitcoin ose kriptovaluta të tjera.


Një taktikë e re zhvatëse e këtij grupi është blerja e të dhënave sensitive të viktimave nga palë të treta.


Kjo do të thotë që dikush mund të blejë të dhëna të taksapaguesve italianë dhe më pas t’i përdori ato në një gamë të gjerë mashtrimesh financiare.


Në muajin maj, Italia u sulmua nga një grup hakerash pro-rusë të njohur si Killnet, të cilët shënjestruan mijëra website qeveritarë në një sulm kiberentik të koordinuar.


Duke përdorur sulme DdoS, hakerat rusë shënjestruan ministrinë e jashtme, ministrinë e arsimit, të kulturës dhe atë të mbrojtës duke i bllokuar serverat e tyre dhe krijuar vonesa disa ditore, transmeton euronews.al


Në 5 ditët e ardhshme do të shihet nëse qeveria italiane do të ketë mundur sulmin, në të kundërt LockBit do të publikojë të dhënat e mijëra qytetarëve italianë.


The post Hakerat sulmojnë Italinë, kërcënojnë publikimin e të dhënave brenda 5 ditësh – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>