dyti | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Tue, 02 Aug 2022 01:08:57 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png dyti | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Ramush Haradinaj është politikani më i mirë, ky është i dyti https://kosovonow.com/ramush-haradinaj-eshte-politikani-me-i-mire-ky-eshte-i-dyti/ Tue, 02 Aug 2022 01:08:57 +0000 https://kosovonow.com/?p=17691 Ramush Haradinaj është politikani më i mirë, ky është i dyti

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka folur të hënën rreth politikanëve që atij i pëlqejnë më së shumti. Sipas tij, politikani më i mirë vendor është shefi i tij partiak, ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ndërkohë në vendin e dytë ka thënë se është kolegu tjetër i tij, Shemsedin Dreshaj. “Ramush […]

The post Ramush Haradinaj është politikani më i mirë, ky është i dyti first appeared on Kosovo Now.]]>
Ramush Haradinaj është politikani më i mirë, ky është i dyti

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka folur të hënën rreth politikanëve që atij i pëlqejnë më së shumti.

Sipas tij, politikani më i mirë vendor është shefi i tij partiak, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërkohë në vendin e dytë ka thënë se është kolegu tjetër i tij, Shemsedin Dreshaj.

“Ramush Haradinaj është politikani më i mirë, pastaj Shemsedin Dreshaj, është deputet dhe shumë burrë i mirë që e përshëndes nga këtu. Po edhe qeta kolegët e mi janë me të vërtetë njerëz që e bojnë politikën me ndjenjë, ia japin përkushtimin maksimal. Kundërshtimet që i kemi nganjëherë, nuk është për personin, qato nuk përmendi emrat”, tha ai në Kanal 10.

The post Ramush Haradinaj është politikani më i mirë, ky është i dyti first appeared on Kosovo Now.]]>
Aeroporti i Prishtinës, i dyti në rajon për numër të udhëtarëve – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/aeroporti-i-prishtines-i-dyti-ne-rajon-per-numer-te-udhetareve-lajmet-e-fundit/ Thu, 28 Jul 2022 18:01:13 +0000 https://kosovonow.com/?p=17498 Aeroporti “Adem Jashari” i Prishtinës është i dyti në listën e aeroporteve të rajonit me numër të udhëtarëve. “Nikola Tesla” i Beogradit është i pari në listën e 22 aeroporteve sa i përket numrit të pasagjerëve sivjet, pasuar nga Prishtina dhe Zagrebi. Aeroporti […]

The post Aeroporti i Prishtinës, i dyti në rajon për numër të udhëtarëve – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Aeroporti i Prishtinës, i dyti në rajon për numër të udhëtarëve




Aeroporti “Adem Jashari” i Prishtinës është i dyti në listën e aeroporteve të rajonit me numër të udhëtarëve.


“Nikola Tesla” i Beogradit është i pari në listën e 22 aeroporteve sa i përket numrit të pasagjerëve sivjet, pasuar nga Prishtina dhe Zagrebi.


Aeroporti i Prishtinës ka pasur mbi 1.3 milionë pasagjerë në gjashtë muajt e këtij viti, sipas Exyuaviation.


Ljubljana, Tivati ëdhe Mostari po dëshmojnë rimëkëmbjen më të ngadaltë me portën kryesore të Sllovenisë, me 44.6% të niveleve të trafikut para COVID-19, Tivat me 44.9% dhe Mostar me vetëm 15.4%.


Gjatë muajit qershor një numër aeroportesh në ish-Jugosllavi panë shifrat e tyre mujore të trafikut afër niveleve të trafikut para Covid-19.


Gjatë muajit, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Shqipëria, Greqia dhe Armenia ishin tregjet e vetme në kontinent, numri i të cilëve ka tejkaluar ato para urgjencës globale shëndetësore, ndërsa Maqedonia, Serbia dhe Turqia ishin afër arritjes së barazisë. /EO


The post Aeroporti i Prishtinës, i dyti në rajon për numër të udhëtarëve – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>