fajin | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Tue, 14 Mar 2023 18:43:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png fajin | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Jo për fajin tim, nuk kam çfarë të bëj https://kosovonow.com/jo-per-fajin-tim-nuk-kam-cfare-te-bej/ Tue, 14 Mar 2023 18:43:02 +0000 https://kosovonow.com/?p=29152 Jo për fajin tim, nuk kam çfarë të bëj

Luizi ka qenë gjithnjë i bindur se do të jetë fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, qysh në javët e para të programit e deri tani. Mirëpo, në diskutimet e tij të fundit ai ka patur një ndryshim 360 gradë. Pas ditës së djeshme këngëtari është shprehur i bindur se nuk ka për […]

The post Jo për fajin tim, nuk kam çfarë të bëj first appeared on Kosovo Now.]]>
Jo për fajin tim, nuk kam çfarë të bëj

Luizi ka qenë gjithnjë i bindur se do të jetë fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, qysh në javët e para të programit e deri tani. Mirëpo, në diskutimet e tij të fundit ai ka patur një ndryshim 360 gradë. Pas ditës së djeshme këngëtari është shprehur i bindur se nuk ka për t’a fituar çmimin e madh, e kjo jo për faj të tij.

Në një bisedim me Fotininë dhe Kiarën, Luizi është shprehur se: “Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ja jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabim timin, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”

Një diskutim i tillë ka vazhduar edhe me Kiarën në dhomën e gjumit, së cilës i ka thënë: “Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”– tha Luizi. Mirëpo, çfarë e bëri Luizin të ndryshojë mendim brenda një kohe të shkurtër? Nëse bëjmë një analizë të gjithë situatave, dalim në konkluzionin se produksioni ia ka ndryshuar mendimin këngëtarit.

Kujtojmë se gjatë gjithë kohës në rrjet është përfolur se Olta është e favorizuara e produksionit dhe se do të shpallet fituesja e çmimit të madh, mirëpo për këtë duhet që publiku të fillojë ta pëlqejë dhe të krijohen situata për ta favorizuar, pasi siç shihet është më pak e preferuara.

Dy ditë më parë ajo ishte çift me Luizin në lojën siameze, për të cilën këngëtari tregoi se iu dha urdhër i prerë në dhomë të rrëfimit mos ta prishte lojën. Ndërsa nga ana tjetër, gjatë kësaj loje Olta ka marrë lëvdata dhe komente të shumta nga publiku për përkujdesjen që tregoi ndaj Luizit si dhe për kiminë që ka mes tyre, duke ia rregulluar kështu imazhi para publikut.

The post Jo për fajin tim, nuk kam çfarë të bëj first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama hedh fajin tek Ministria për rritjen e tatimit në pronë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/rama-hedh-fajin-tek-ministria-per-rritjen-e-tatimit-ne-prone-lajmet-e-fundit/ Tue, 24 Jan 2023 16:47:50 +0000 https://kosovonow.com/?p=26651 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas shumë ankesave të qytetarëve për rritje të tatimit në pronë. Rama ka sqaruar se bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për […]

The post Rama hedh fajin tek Ministria për rritjen e tatimit në pronë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Rama hedh fajin tek Ministria për rritjen e tatimit në pronë




Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas shumë ankesave të qytetarëve për rritje të tatimit në pronë.


Rama ka sqaruar se bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njejtit Ligj, cakton % e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë, transmeton Zeri.info.


„Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.


Prandaj, ju siguroj se Kryeqyteti nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por rritja ka ardhë si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave. I juaji, Përparim Rama“ , ka shkruar Rama në Twitter./Zëri



Të dashur qytetarë,

Që prej dje kam marrë shqetësime të arsyeshme nga ju në lidhje me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë.


— Përparim Rama (@perparim_rama) January 24, 2023

The post Rama hedh fajin tek Ministria për rritjen e tatimit në pronë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>