Financave | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Tue, 24 Jan 2023 17:11:03 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png Financave | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Rama: Rritja e faturave të tatimit në pronë erdhi nga Ministria e Financave, komuna nuk kishte asnjë ndikim https://kosovonow.com/rama-rritja-e-faturave-te-tatimit-ne-prone-erdhi-nga-ministria-e-financave-komuna-nuk-kishte-asnje-ndikim/ Tue, 24 Jan 2023 17:11:03 +0000 https://kosovonow.com/?p=26653 Rama: Rritja e faturave të tatimit në pronë erdhi nga Ministria e Financave, komuna nuk kishte asnjë ndikim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë, e cila ka shqetësuar qytetarët. Rama ka thënë se kryeqyteti nuk ka pasur ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë dhe se e njëjta ka ardhur nga rivlerësimi i pronave nga ministria e Financës. Sipas […]

The post Rama: Rritja e faturave të tatimit në pronë erdhi nga Ministria e Financave, komuna nuk kishte asnjë ndikim first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama: Rritja e faturave të tatimit në pronë erdhi nga Ministria e Financave, komuna nuk kishte asnjë ndikim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë, e cila ka shqetësuar qytetarët.

Rama ka thënë se kryeqyteti nuk ka pasur ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë dhe se e njëjta ka ardhur nga rivlerësimi i pronave nga ministria e Financës.

Sipas tij, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njëjtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Që prej dje kam marrë shqetësime të arsyeshme nga ju në lidhje me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë.

Për të evituar hutinë e shkaktuar nga deklaratat e nxjerra deri më tash, dëshiroj ta bëj më se të qartë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, të cilët janë ata që direkt preken nga ky proces.

Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (neni 17 i Ligjit nr. 06/005 dhe UA MF-Nr. 08/2019) Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njëjtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë.

Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Prandaj, ju siguroj se Kryeqyteti nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por rritja ka ardhë si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.

I juaji,

Përparim Rama

The post Rama: Rritja e faturave të tatimit në pronë erdhi nga Ministria e Financave, komuna nuk kishte asnjë ndikim first appeared on Kosovo Now.]]>
Komuna e Prishtinës për rritjen e çmimit të tatimit: Kompetente është Ministria e Financave https://kosovonow.com/komuna-e-prishtines-per-rritjen-e-cmimit-te-tatimit-kompetente-eshte-ministria-e-financave/ Tue, 24 Jan 2023 11:06:44 +0000 https://kosovonow.com/?p=26629 Komuna e Prishtinës për rritjen e çmimit të tatimit: Kompetente është Ministria e Financave

Komuna e Prishtinës, sot ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë, me ç’rast, ka potencuar se autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave. Komuna ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka pranuar shumë reagime rreth ngritjes së çmimeve të tatimit në pronë, e […]

The post Komuna e Prishtinës për rritjen e çmimit të tatimit: Kompetente është Ministria e Financave first appeared on Kosovo Now.]]>
Komuna e Prishtinës për rritjen e çmimit të tatimit: Kompetente është Ministria e Financave

Komuna e Prishtinës, sot ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë, me ç’rast, ka potencuar se autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave.

Komuna ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka pranuar shumë reagime rreth ngritjes së çmimeve të tatimit në pronë, e cila i është atribuuar komunës së Prishtinës.

“E kuptojmë plotësisht shqetësimin tuaj, por me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve rreth këtij procesi, ju informojmë se: Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme “Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”.”, është bërë e ditur në reagim.

Komuna e Prishtinës ka shtuar se nuk e ka bërë përcaktimin e shumave në faturat e qytetarëve për vitin tatimor 2023.

The post Komuna e Prishtinës për rritjen e çmimit të tatimit: Kompetente është Ministria e Financave first appeared on Kosovo Now.]]>
Ministria e Financave del me tjetër njoftim për pensionistët https://kosovonow.com/ministria-e-financave-del-me-tjeter-njoftim-per-pensionistet/ Fri, 12 Aug 2022 13:52:53 +0000 https://kosovonow.com/?p=18228 Ministria e Financave del me tjetër njoftim për pensionistët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributdhënës se mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë. MF-ja njofton se më 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat […]

The post Ministria e Financave del me tjetër njoftim për pensionistët first appeared on Kosovo Now.]]>
Ministria e Financave del me tjetër njoftim për pensionistët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributdhënës se mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë.

MF-ja njofton se më 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë. Konkretisht, me datën 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Ky vendim është marrë bazuar në fluksin e madh të përfituesëve që janë lajmëruar në ditët e fundit, si dhe me qëllim që asnjë përfitues, që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga kjo e drejtë.

Andaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton të gjithë përfituesit e këtyre skemave që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur ta kryejnë këtë obligim ligjor deri më 12.08.2022, të bëjnë në dy ditët në vijim.

The post Ministria e Financave del me tjetër njoftim për pensionistët first appeared on Kosovo Now.]]>
Ish-ministri i Financave për inflacionin: Shqetësuese mosveprimi i qeverisë https://kosovonow.com/ish-ministri-i-financave-per-inflacionin-shqetesuese-mosveprimi-i-qeverise/ Wed, 13 Jul 2022 21:20:47 +0000 https://kosovonow.com/?p=16805 Ish-ministri i Financave për inflacionin: Shqetësuese mosveprimi i qeverisë

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, deklaroi se është shqetësuese që qeveria nuk është duke ndërmarrë asnjë veprim për situatën e rëndë të krijuar me rritjen e çmimeve si pasojë e inflacionit. I ftuar në Tëvë1, Shatri u shpreh se në këtë kohë edhe shtresa e mesme mund të varfërohet. “Ky inflacion e pasqyron një gjendje […]

The post Ish-ministri i Financave për inflacionin: Shqetësuese mosveprimi i qeverisë first appeared on Kosovo Now.]]>
Ish-ministri i Financave për inflacionin: Shqetësuese mosveprimi i qeverisë

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, deklaroi se është shqetësuese që qeveria nuk është duke ndërmarrë asnjë veprim për situatën e rëndë të krijuar me rritjen e çmimeve si pasojë e inflacionit.

I ftuar në Tëvë1, Shatri u shpreh se në këtë kohë edhe shtresa e mesme mund të varfërohet.

“Ky inflacion e pasqyron një gjendje mjaftë të rëndë dhe një tendencë që edhe shtresa e mesme të varfërohet në këtë periudhë. Ata që jetojnë në varfëri, ata janë në minimum për ekzistencë. Ndërsa, shtresa e mesme e cila ka pasur mundësi të kursejë diçka nga paga, tashmë është e pamundur. Për mua është brengosëse mosveprimi i qeverisë në këtë situatë. Nuk them që qeveria është fajtore për shkak të konfliktit në Ukrainë apo për shkak të COVID-19. Mirëpo, unë po flas për një mosveprim, ata janë shumë komod dhe asnjë veprim nga ta nuk ka”, tha Shatri.

Më tej, Shatri ka thënë tha se qeveria ka mekanizma në dorë për ta luftuar rritjen e çmimeve.

Sipas tij, sfera e politikës fiskale dhe politikat buxhetore janë dy fushat më të rëndësishme përmes së cilave mund të merren për uljen e çmimeve.

“Qeveria ka mekanizma në dorë dhe e ka obligim kushtetues për të vepruar në këtë inflacion, gjë që po mungon. Si shembull mund ta marrim sferën e politikës fiskale dhe politikat buxhetore. Këto dyja janë kryesore. Në politikat fiskale mund të bëhet lirimi i përkohshëm nga disa obligime, zbritja e akcizës në disa produkte, siç janë derivatet e naftës dhe produktet që janë të lidhura me prodhimin. Akciza mund të lirohet për një periudhë të caktuar, qoftë 3 mujore apo 6 mujore. Pra, një kalkulim i thjeshtë tregon se një zbritje prej akcizës ose e TVSH-së në disa produkte, kompensohet me rritjen e çmimit që ka ndodhur”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Shatri u ndal edhe tek trendi i ikjes së qytetarëve nga vendi, e sipas tij, deri në vitin 2030 Kosova rrezikon të humbë fuqinë punëtore.

“Nëse vazhdon ky trend dhe deri në vitin 2030 nëse mbesim 1 milionë banorë, nuk do të jemi serioz as për tregun ndërkombëtar s’do të kemi as fuqi punëtore as si faktor… Unë e shoh që këto veprime janë duke na çuar në një krizë kombëtare ku ne do të shkojmë në strukturë të popullsisë së plakur, rritje e numrit të personave që janë nën përkujdesje sociale, dhe zvogëlim të fuqisë, krahut punëtor në vend. Kjo sjellë probleme të mëdha që duhet të mendojmë menjëherë t’i zgjidhim”, tha Shatri në Tëvë1.

The post Ish-ministri i Financave për inflacionin: Shqetësuese mosveprimi i qeverisë first appeared on Kosovo Now.]]>
Kuvendi miratoi rishikimin e buxhetit vetëm për Ministrinë e Financave https://kosovonow.com/kuvendi-miratoi-rishikimin-e-buxhetit-vetem-per-ministrine-e-financave/ Thu, 23 Jun 2022 09:39:49 +0000 https://kosovonow.com/?p=15796 Kuvendi miratoi rishikimin e buxhetit vetëm për Ministrinë e Financave

Me 65 vota pro, asnjë kundër asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. Me këtë rishikim, buxhetit prej 2.7 miliardë euro i shtohen edhe mbi 150 milionë të tjera. Në këtë rast, rishikimi […]

The post Kuvendi miratoi rishikimin e buxhetit vetëm për Ministrinë e Financave first appeared on Kosovo Now.]]>
Kuvendi miratoi rishikimin e buxhetit vetëm për Ministrinë e Financave

Me 65 vota pro, asnjë kundër asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Me këtë rishikim, buxhetit prej 2.7 miliardë euro i shtohen edhe mbi 150 milionë të tjera.

Në këtë rast, rishikimi i buxhetit nga qeveria është bërë vetëm për Ministri të Financave, dhe nuk prek ndonjë organizatë tjetër buxhetore.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha sa i përket rishikimit të rregullt buxhetor të mes vitit, do ta sjellin shumë shpejt në kuvend ku do të mund të adresohen edhe projektet për organizatat tjera buxhetore.

“Rishikimin që e keni para jush e kemi nisur si rishikim të jashtëzakonshëm vetëm për një organizatë buxhetore, ligji për menaxhimin e financave publike parasheh që për ato organizatë që bëhet rishikimi të bëhen dhe konsultime dhe dëgjime buxhetore dhe në këtë raste këto dëgjime nuk janë bërë me asnjë organizatë tjetër, por vetëm me Ministrinë e Financave, sepse vetëm aty ka pasur plotësim ndryshim të buxhetit. Sa I përket rishikimit të rregullt të mes vitit do ta keni shumë shpejt, ku do të mund të adresohen edhe projektet për organizatat tjera buxhetore siç janë projektet në këtë rast që u prezantuan nga deputetja Ariana Musliu Shoshi”, theksoi Murati.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja tha se komisioni ka trajtuar këtë projektligj përmes një grupi punues dhe rekomandon deputetët që ta votojnë këtë rishikim buxhetor.

“Komisioni e ka trajtuar përmes grupit punues, ka pasur vetëm një amendamentim dhe të njëjtin pasi e ka miratuar, i ka rekomanduar deputetëve të këtij kuvendi që ta miratojmë”, theksoi Muja.

Ndërsa, dy amendamente të propozuara nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi nuk kanë marrë votat e mjaftueshme.

Ariana Musliu-Shoshi, deputete nga radhët e PDK-së ka propozuar dy amendamente pas kërkesës siç tha ajo të qytetarëve të fshatit Libeniq dhe Klinë e mesme të cilët kanë probleme me ujë të pijshëm dhe infrastrukturë jo të mirë .

“Të dyjat amendamentet të cilat i kam propozuar unë,  kanë ardhur pas kërkesave të qytetarëve të fshatit Libeniqit, po ashtu e shumë qytetarëve apo  banorëve të fshatit Klinë e mesme të Skenderajt, kërkesat nga qytetarët e Libeniqit është e tyre janë që të pajisen me ujë të pijshëm,  fatkeqësisht nuk kanë ujë sjellës dhe nuk kanë ujë të pijshëm aty dimë që ka shumë banorë të cilët jetojnë po ashtu është njëri nga fshatrat që ka pësuar shumë nga lufta dhe i cili nuk ka as edhe burra as djem, ka vetëm gra dhe vajza dhe nuk ka kush që të përkujdesët për ta prandaj është shumë e rëndësishme që ata të pajisen me ujë  të pijshëm, dhe e dyta ka të bëjë me rrugën në fshatin Klinë të mesme pra ka shumë banorë që banojnë aty dhe siguria e tyre është e cenuar pasi që nuk kanë rrugë që të udhëtojnë” ka thënë Musliu Shoshi.

Kjo seancë ka qenë e paraparë vetëm me këtë pikë të rendit, të ditës dhe me vazhdimin e pikave të tjera të rendit të ditës të mbetura nga seanca e dita e djeshme, ku pritet të shqyrtohet edhe TRUST-i.

The post Kuvendi miratoi rishikimin e buxhetit vetëm për Ministrinë e Financave first appeared on Kosovo Now.]]>