fut | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Fri, 22 Jul 2022 11:06:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png fut | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Rusia fut Greqinë e Kroacinë në mesin e shteteve armike – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/rusia-fut-greqine-e-kroacine-ne-mesin-e-shteteve-armike-lajmet-e-fundit/ Fri, 22 Jul 2022 11:06:40 +0000 https://kosovonow.com/?p=17184 Bota July 22, 2022 – 11:52 Greqia, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia janë shtuar në listën e shteteve jomiqësore ndaj Rusisë, njoftuan pak orë më parë autoritetet ruse, sipas agjencisë TASS, raporton abcnews.al. “Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër […]

The post Rusia fut Greqinë e Kroacinë në mesin e shteteve armike – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Rusia fut Greqinë e Kroacinë në mesin e shteteve armike


Bota
July 22, 2022 – 11:52

Greqia, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia janë shtuar në listën e shteteve jomiqësore ndaj Rusisë, njoftuan pak orë më parë autoritetet ruse, sipas agjencisë TASS, raporton abcnews.al.


“Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit. Lista tani përfshin gjithashtu Greqinë, Danimarkën, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë”, thuhej në deklaratë.


Dokumenti parashikon kufizimin e mundësisë (deri në ndalimin e plotë) për vendet e tilla për të punësuar punonjës rusë për ambasadat e tyre, konsullatat dhe zyrat përfaqësuese të agjencive qeveritare.


“Lista e miratuar nga qeveria, përveç emrave të vendeve, specifikon numrin e individëve në Rusi, me të cilët misionet diplomatike të vendeve jomiqësore dhe zyrat e tyre konsullore mund të lidhin kontrata pune. Kështu, sipas dekretit të ri, Greqia ka një limit prej 34 personash, Danimarka – 20, Sllovakia – 16. Sllovenia dhe Kroacia nuk mund të punësojnë punonjës për misionet e tyre diplomatike dhe institucionet konsullore“, tha kabineti i ministrave.


Më herët, në maj 2021, u vendosën kufizime ndaj misioneve diplomatike amerikane dhe çeke. Lista e miratuar nga qeveria nuk është përfundimtare dhe mund të zgjatet sipas autoriteve ruse.


Më herët, Rusia kishte futur edhe Shqipërinë në listën e vendeve jomiqësore. /abcnews


The post Rusia fut Greqinë e Kroacinë në mesin e shteteve armike – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>