hyra | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Thu, 25 Aug 2022 07:00:27 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png hyra | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Hoteleria ka rritje në të hyra, por gastronomët kërkojnë zbritjen e TVSH-së – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/hoteleria-ka-rritje-ne-te-hyra-por-gastronomet-kerkojne-zbritjen-e-tvsh-se-lajmet-e-fundit/ Thu, 25 Aug 2022 07:00:27 +0000 https://kosovonow.com/?p=18884 Sezoni i verës, ardhja e diasporës, ngjarjet të cilat janë mbajtur në kryeqytet, kanë ndryshuar situatën  për të mirë në sektorin e gastronomisë e hotelerisë. Kjo ka rritur numrin e turistëve rreth  40% më shumë në krahasim me vitet e kaluara. Kështu ka thënë Hysen Sogojeva, kryetar […]

The post Hoteleria ka rritje në të hyra, por gastronomët kërkojnë zbritjen e TVSH-së – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Hoteleria ka rritje në të hyra, por gastronomët kërkojnë zbritjen e TVSH-së




Sezoni i verës, ardhja e diasporës, ngjarjet të cilat janë mbajtur në kryeqytet, kanë ndryshuar situatën  për të mirë në sektorin e gastronomisë e hotelerisë. Kjo ka rritur numrin e turistëve rreth  40% më shumë në krahasim me vitet e kaluara. Kështu ka thënë Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit. Por, Sogojeva  kërkon nga qeveria që nga shtatori të zbritet TVSH-ja për gastronomët.


Sektori i hotelerisë ka pasur rritje këtë verë. Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ka thënë se ka rritje të numrit të turistëve këtë vit krahasuar me vitet e tjera. Por që nga shtatori pret nga qeveria që të ulet TVSH-ja për gastronominë, sepse sipas tij, është e lartë në krahasim me vendet e rajonit.


“Në bazë të statistikave të cilat i kemi deri në muajin maj, është  dukshëm më mirë sesa në tre mujorin e vitit të kaluar në të njëjtën periudhë. Ka filluar ta marrë të mbarën, për arsye se kemi diku rreth 40% rritje të turistëve duke iu falënderuar ngjarjeve të fundit siç janë  “Sunny Hill”, “Manifesta 14”,   “DokuFest”  etj., e të cilat vetvetiu e kanë ngritur numrin e turistëve. E rëndësishme është që të zbritet TVSH-ja, sepse asnjë shtet i rajonit nuk e ka TVSH-në e lartë si ne”, është shprehur Sogojeva.


Baki Hoti, kryetar i Unionit të  Turizmit në Kosovë, ka thënë për Radio Kosovën se këtë vit kemi pasur një numër të shtuar të vizitoreve në kryeqytet, ku sipas tij, aktivitetet që janë zhvilluar, kanë qenë ato të cilat i kanë tërhequr vizitorët.

“Kemi pas shtim të aktivitete të cilat janë zhvilluar në kryeqytet dhe komuna të tjera, e kjo ka bërë që të kemi një shtim të vizitorëve në kryeqytet. Nëse bëjmë një krahasim nga viti i kaluar kemi afro 25%  rritje të vizitorëve krahasuar me periudhën e njëjtë nga vitit i kaluar”, ka thënë Hoti.


Ndonëse  ka rritje të vizitorëve të huaj, Hoti thotë se edhe institucionet vendore duhet ta kenë parasysh që të ndajnë buxhete të konsiderueshme me qëllim të mbështetjes të këtij sektori, pasi që është një faktor mjaft i rëndësishëm si për ngritjen e ekonomisë si dhe të punësimit.


The post Hoteleria ka rritje në të hyra, por gastronomët kërkojnë zbritjen e TVSH-së – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Turizmi po i sjell rreth 5 milionë euro të hyra komunës së Pejës – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/turizmi-po-i-sjell-rreth-5-milione-euro-te-hyra-komunes-se-pejes-lajmet-e-fundit/ Sun, 31 Jul 2022 09:24:17 +0000 https://kosovonow.com/?p=17625 Rreth 5 milionë euro në vit, janë përfitimet buxhetore shtesë nga turizmi në komunën e Pejës. Ndërsa gjatë vitit 2021 Rugovën dhe Radavcin e kanë vizituar rreth 80 mijë turistë. Mundësitë e turizmit malor në Pejë, fillojnë që në kilometrat e para të rajonit të […]

The post Turizmi po i sjell rreth 5 milionë euro të hyra komunës së Pejës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Turizmi po i sjell rreth 5 milionë euro të hyra komunës së Pejës




Rreth 5 milionë euro në vit, janë përfitimet buxhetore shtesë nga turizmi në komunën e Pejës. Ndërsa gjatë vitit 2021 Rugovën dhe Radavcin e kanë vizituar rreth 80 mijë turistë.


Mundësitë e turizmit malor në Pejë, fillojnë që në kilometrat e para të rajonit të Rugovës. “Te sharra” vend i njohur për pejanët, çdo ditë shfrytëzohet për freskim, e po ashtu edhe shtigjet e ecjes që e lidhin qytetin me Rugovën.


“Këtu shtegu është shumë i mirë, pastaj ka edhe shumë vende për ujë të pijshëm. Rregullisht në këtë shëtitore vijnë njerëz për vizita, madje edhe deri ne orët e natës ka lëvizje”, ka theksuar Ali Nela, qytetar nga Peja.


E një familje nga Shqipëria e cila jeton në Angli i ka të rregullta vizitat në Rugovë.


Ballkoni i panoramës dhe shkallët që të dërgojnë rrjedha e shpejt e Lumbardhit janë risi për ta.


“Ne jemi nga Shqipëria por jetojmë në Angli dhe këtu në Rugovë vijmë çdo vit. Sot u kënaqem shumë. Këtu ke çka të vizitosh. Ka shumë bukuri natyrore, ka shumë mikpritje dhe ushqimi tradicional është shumë cilësor”, ka thënë turistja nga Shqipëria.


Vizitor të shumë në këto ditë të nxehta, po mirëpret edhe Radavci. Bukuritë e këtij vendi me shumë emocion i tregon Arton Sylejmani, i cili jeton në Gjermani.


“Shumë e dua Kosovën, edhe erdhëm patjetër me pa këtë vend kaq të mirë. E ndjej freskinë e burimit. Shpresoj ky vend të bëhet edhe më i njohur e të vijnë njerëz prej krejt botës”, është shprehur Sylejmani për RTK-në.


Vitin e kaluar, komunën e Pejës e kanë vizituar rreth 80 mijë turist dhe sipas një vlerësimi formal, vetëm nga turizmi kjo komunë ka përfituar rreth 5 milionë të hyra buxhetore.


“Para një muaji e kemi arrit një marrëveshje me qeverinë italiane ku në rajonin e Pejës, Deçanit dhe Junikut do t’i investojmë rreth 1.8 milion euro në turizmin malor të këtij rajoni. Aty ka me pas vija të reja të ecjes dhe do të bëhet mirëmbajtja e vijave ekzistuese”, ka thënë Nasret Hajrizi, drejtor i zhvillimit ekonomik në komunën e Pejës.


Zyrtarët komunalë po ashtu thonë se e kanë në prioritet shtimin e shtigjeve të ecjes dhe nxitjen e zhvillimit të turizmit në bjeshkët e Podgurit, ose i njohur për banorët si bjeshka e Sejnovës.


The post Turizmi po i sjell rreth 5 milionë euro të hyra komunës së Pejës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>