kabllo | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Sun, 24 Jul 2022 23:29:30 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png kabllo | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Babai shqiptar i 10 fëmijëve në Austri, tenoti ta vrasë gruan me kabllo elektrike – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/babai-shqiptar-i-10-femijeve-ne-austri-tenoti-ta-vrase-gruan-me-kabllo-elektrike-lajmet-e-fundit/ Sun, 24 Jul 2022 23:29:30 +0000 https://kosovonow.com/?p=17319 Një burrë 42-vjeçar duhet të përgjigjet në Gjykatën e Landit të Vjenës të martën për tentativë për vrasje të gruas së tij. Sipas aktakuzës, babai i dhjetë fëmijëve ka tentuar të vrasë gruan e tij me rrymë dhe akti i inkriminuar thuhet se ka ndodhur […]

The post Babai shqiptar i 10 fëmijëve në Austri, tenoti ta vrasë gruan me kabllo elektrike – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Babai shqiptar i 10 fëmijëve në Austri, tenoti ta vrasë gruan me kabllo elektrike




Një burrë 42-vjeçar duhet të përgjigjet në Gjykatën e Landit të Vjenës të martën për tentativë për vrasje të gruas së tij.


Sipas aktakuzës, babai i dhjetë fëmijëve ka tentuar të vrasë gruan e tij me rrymë dhe akti i inkriminuar thuhet se ka ndodhur në vitin 2009.


42-vjeçari përshkruhet si një tiran familjar me prirje ndaj sadizmit.


Krahas tentativës për vrasje, burri i ardhur nga Kosova akuzohet edhe për shtrëngim të rëndë dhe dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, të cilën akuzohet se e ka abuzuar për shumë vite, shkruan wienna.at, transmeton albinfo.


Përveç kësaj, ai ka ndëshkuar rregullisht fëmijët e tij me rrahje dhe dënime të tjera duke i detyruar ata “të zgjedhin” në një kuvertë letrash se çfarë ndëshkimi “duan”.


Sanksionet e shënuara në ato letra, zbatoheshin më pas. Në rastin më të keq, bëhej fjalë për 100 goditje, por nëse fëmijët ishin me fat, merrnin një dhuratë të vogël në formën e ëmbëlsirave.


Lidhur me pretendimin qendror të prokurorisë publike, ky delikt për momentin nuk është përfshirë në aktakuzë dhe për këtë arsye nuk është objekt i seancës kryesore.


Në akuzë bëhet fjalë kryesisht për një ngjarje që mësohet se ka ndodhur 13 vite më parë, në banesën e familjes.


Burri pretendohet se ka prerë kabllon nga një kazan në kuzhinë dhe me të ka hyrë në tualet, ku gruaja po bënte dush. Në banjë ai ka futur fundin e paprekur të kabllit në prizë dhe ka mbajtur telat me përçuesit e skajit tjetër në lëkurën e lagur të gruas.


Sipas prokurorisë, e vetmja arsye që gruaja nuk pësoi goditje elektrike fatale ishte sepse një ndërprerës i rrymës ka ndërprerë në mënyrë të papritur rrjedhën e rrymës.


Prokuroria e mbështet pretendimin për tentim vrasje, duke u mbështetur në ekspertizën e bërë nga një inxhinier elektrik.


Bashkëshorti i akuzuar përballet me burgim të gjatë.


I pandehuri është deklaruar “i pafajshëm” gjatë hetimeve. Gjyqi është planifikuar të zgjasë dy ditë. Për 42-vjeçarin, nëse shpallet fajtor sipas akuzës, masa e mundshme e dënimit është nga dhjetë deri në 20 vjet ose me burgim të përjetshëm.


The post Babai shqiptar i 10 fëmijëve në Austri, tenoti ta vrasë gruan me kabllo elektrike – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>