kalon | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Tue, 09 Aug 2022 13:46:28 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png kalon | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Kuvendi bëhet me rregullore të re, Kurti: Sot kalon testi i demokracisë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/kuvendi-behet-me-rregullore-te-re-kurti-sot-kalon-testi-i-demokracise-lajmet-e-fundit/ Tue, 09 Aug 2022 13:46:28 +0000 https://kosovonow.com/?p=18078 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i lumtur që sipas tij, në mandatin e qeverisë të cilën ai e udhëheq, Kuvendi nga sot do të bëhet me Rregullore të re. Rregullorja e re e Kuvendit u votua me 81 vota për më 28 korrik, […]

The post Kuvendi bëhet me rregullore të re, Kurti: Sot kalon testi i demokracisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Kuvendi bëhet me rregullore të re, Kurti: Sot kalon testi i demokracisë




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i lumtur që sipas tij, në mandatin e qeverisë të cilën ai e udhëheq, Kuvendi nga sot do të bëhet me Rregullore të re.


Rregullorja e re e Kuvendit u votua me 81 vota për më 28 korrik, ndërsa hyn në fuqi këtë të martë meqë publikohet në Gazetën Zyrtare.


I pari i qeverisë tha se miratimi i Rregullores vjen pas një përpjekje të gjatë të Kuvendit për të rishikuar rregullat e funksionimit të institucionit më të lartë në vend.


“Procesi i rishikimit të Rregullores kishte filluar në vitin 2012 dhe kishte vazhduar në secilën legjislaturë, me qëllim të adresimit të problemeve të identifikuara që nuk funksiononin, por që pavarësisht nevojës e përpjekjeve, miratimi i saj nuk kishte ndodhur”.


“Miratimi gjithmonë ka qenë një sfidë politike për Kuvendin, për shkak se për miratimin e saj kërkohej një shumicë e kualifikuar e së paku 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Kjo kërkonte një koncensus të gjerë të spektrit politik të përfaqësuar në Kuvend”.


“Për nga mënyra e votimit, Rregullorja e Kuvendit hyn në kategorinë e akteve më të rëndësishme të shtetit që miratohen nga Kuvendi, siç janë Kushtetuta dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo ishte një përpjekje pothuajse 10 vjeçare, për të cilin punuan shumë deputetë, partnerë ndërkombëtarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile për disa legjislatura me radhë”, ka shkruar Kurti, transmeton Klankosova.


Tutje, ai tha se Rregullorja e re adreson sfidat kryesore që sipas tij, e kanë përcjellur punën e kuvendit që nga viti 2010.


“Nga adresimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me konstituimin dhe punën e Kuvendit, rritjen e efikasitetit të Kuvendit e trupave të tij, avancimin e mekanizmave të mbikëqyrjes parlamentare, forcimin e rolit të komisioneve parlamentare në mbikëqyrje, shqyrtimin e projektligjeve e miratimin e tyre, organizimin dhe funksionimin e grupeve vullnetare, përmirësimin e dukshëm të transparencës dhe llogaridhënies parlamentare, konsultime cilësore përmes dëgjimeve publike duke u kujdesur për një përfshirje sa më të gjerë të kategorive shoqërore në procesin e ligjbërjes, funksionimin e Kuvendit në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe gjendjes emergjente, si edhe shumë çështje tjera që ndërlidhen me punën e Kuvendit”, është shprehur Kurti, përcjell Klankosova.tv.


Për Kurtin, kanë qenë dy faktorë kryesorë që e kanë penguar përfundimin e këtij procesi, ku të parin ai e listoi jostabilitetin institucional dhe mungesën e vullnetit politik.


“Kjo situatë për disa vite me radhë është vlerësuar një nga pikat e dobëta të Kuvendit nga raportet e BE-së për vendin dhe në vazhdimësi kërkohej që Kuvendi duhet të lëvizë në këtë drejtim. Në këtë mandat kishim edhe stabilitetin e nevojshëm institucional edhe vullnetin politik për të mundësuar miratimin e Rregullores. Miratimi i aktit më të rëndësishëm të vet Kuvendit, mundëson përmirësimin e punës së Kuvendit dhe avancimin më tutje të parimeve dhe standardeve demokratike të parlamentarizmit”.


“Është përkushtim i yni politik që në Kuvendin e Republikës, publikja të marrë formën e vet më të lartë si parakusht i çdo dimensioni të ushtrimit të demokracisë direkte apo përfaqësuese. Në këtë drejtim, të gjithë bashkë duhet të angazhohemi që niveli i punës së Kuvendit dhe i llogaridhënies në Kuvend të kthehet në shembull të përgjegjshmërisë së lartë të të zgjedhurve, ndaj qytetarëve të Republikës e interesit publik”, shkroi Kurti.


The post Kuvendi bëhet me rregullore të re, Kurti: Sot kalon testi i demokracisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Nuk kalon projektligji për rregullimin e çmimeve të barnave – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/nuk-kalon-projektligji-per-rregullimin-e-cmimeve-te-barnave-lajmet-e-fundit/ Fri, 29 Jul 2022 12:08:03 +0000 https://kosovonow.com/?p=17538 Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. 19 deputetë kanë votuar për, 42 kundër dhe dy kanë abstenuar, në mesin e tyre edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Arsyetimi i […]

The post Nuk kalon projektligji për rregullimin e çmimeve të barnave – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Nuk kalon projektligji për rregullimin e çmimeve të barnave




Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. 19 deputetë kanë votuar për, 42 kundër dhe dy kanë abstenuar, në mesin e tyre edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.


Arsyetimi i deputetëve të shumicës parlamentare ka qenë që një projektligj i tillë, por i përgatitur nga Qeveria e Kosovës, do të vijë në Kuvend në vjeshtën e këtij viti.


Ndërsa nga opozita është kërkuar që një nismë e tillë të miratohet, meqë sipas tyre do të ndalte abuzimet në tregun e barnave.


“Qeveria në plan legjislativ e ka pasur projektligjin për barna edhe vitin kaluar, por nuk ka ardhur kjo qeveri në plan legjislativ për vitin 2021 i kishte paraparë gjithsej 186 projektligje, të cilat as për së afërmi nuk janë arritur të realizohen. Prandaj unë sot pres prej juve reflektim, prej kolegëve, përtej petkut politik që t’i japim dritën e gjelbër këtij projektligji që ne e kemi iniciuar që rregullon çmimet e barnave. Një projektligj i tillë është shumë i nevojshëm përballë gjendjes ekonomike në vend e cila është më se e rënduar nga inflacioni, nga rënia ekonomike, nga rritje e jashtëzakonshme e çmimeve”, ka thënë deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, derisa ka kërkuar miratimin e kësaj nisme, shkruan Telegrafi.


Sipas PDK-së, ky ligj gjithashtu do të ndihmonte ekonomitë familjare të përballojnë rritjen e çmimeve.


Seanca plenare do të vazhdojë në orën 15:00 me pikat e tjera të rendit të ditës.


The post Nuk kalon projektligji për rregullimin e çmimeve të barnave – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>