mbetura | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Thu, 21 Jul 2022 09:45:00 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png mbetura | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 ​Kuvendi miraton disa projektligje të mbetura nga seancat e kaluara https://kosovonow.com/kuvendi-miraton-disa-projektligje-te-mbetura-nga-seancat-e-kaluara/ Thu, 21 Jul 2022 09:44:59 +0000 https://kosovonow.com/?p=17145 ​Kuvendi miraton disa projektligje të mbetura nga seancat e kaluara

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave  dhe skemën e grantit të bazuar në performancë, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Gjithashtu deputetët e kanë miratuar buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e […]

The post ​Kuvendi miraton disa projektligje të mbetura nga seancat e kaluara first appeared on Kosovo Now.]]>
​Kuvendi miraton disa projektligje të mbetura nga seancat e kaluara

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave  dhe skemën e grantit të bazuar në performancë, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjithashtu deputetët e kanë miratuar buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ,  ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike, me shumën prej 23 mijë e 720 euro.

“Konstatoj që me 87 vota për, asnjë votë kundër dhe vetëm një votë abstenuese, Kuvendi i Kosovës e miratoi buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator si dhe në ndërmarrje publike, me shumën prej 23 mijë e 720 euro”, ka thënë Konjufca.

Me këtë ka përfunduar seanca e parë për sot në Kuvendin e Kosovës, e cila në rend dite kishte pika të papërfunduara nga mbledhjet plenare të kaluara.

Kuvendi do t’i vazhdojë punimet me seancën e re ku në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.

Gjithashtu për këtë seancë është paraparë debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

The post ​Kuvendi miraton disa projektligje të mbetura nga seancat e kaluara first appeared on Kosovo Now.]]>