ndaj | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Mon, 05 Dec 2022 04:52:04 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.1.1 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png ndaj | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 “Jasha, jasha…”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, bëhet sërish virale videoja e Granit Xhakës me Breel Embolo https://kosovonow.com/jasha-jasha-pas-fitores-se-zvicres-ndaj-serbise-behet-serish-virale-videoja-e-granit-xhakes-me-breel-embolo/ Mon, 05 Dec 2022 04:52:04 +0000 https://kosovonow.com/?p=23820 “Jasha, jasha…”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, bëhet sërish virale videoja e Granit Xhakës me Breel Embolo

Një video e vitit 2018, sonte sërish u bë virale në rrjetet sociale, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në botërorin Katar 2022. Bëhet fjalë për videon të cilën e kishte postuar asokohe Granit Xhaka ku shihet  Breel Embolo teksa vallëzon me ritmet e muzikës tallava, derisa Gjaka e motivon me fjalë “jasha, jasha”. Zvicra  […]

The post “Jasha, jasha…”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, bëhet sërish virale videoja e Granit Xhakës me Breel Embolo first appeared on Kosovo Now.]]>
“Jasha, jasha…”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, bëhet sërish virale videoja e Granit Xhakës me Breel Embolo

Një video e vitit 2018, sonte sërish u bë virale në rrjetet sociale, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në botërorin Katar 2022.

Bëhet fjalë për videon të cilën e kishte postuar asokohe Granit Xhaka ku shihet  Breel Embolo teksa vallëzon me ritmet e muzikës tallava, derisa Gjaka e motivon me fjalë “jasha, jasha”.

Zvicra  mposhti Serbinë në Kampionatin Botëror Katar 2022 me rezultat 2:3, duke u kualifikuar kështu në 1/8 e finales.

Xherdan Shaqiri ishte ai që shënoi në minutën e 20-të, duke vijuar më pas me golin e Embolos në minutën e 44, dhe në fund goli i fitores që u shënua nga Remo Freuler në minutën e 48-të.

Zvicra do të përballet me Portugalinë në ndeshjen e radhës. /Telegrafi/

Shiko videon:

The post “Jasha, jasha…”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, bëhet sërish virale videoja e Granit Xhakës me Breel Embolo appeared first on InfoKosova.

The post “Jasha, jasha…”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, bëhet sërish virale videoja e Granit Xhakës me Breel Embolo first appeared on Kosovo Now.]]>
​Marshim me biçikleta, dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është zgjidhje https://kosovonow.com/marshim-me-bicikleta-dhuna-ndaj-grave-dhe-vajzave-nuk-eshte-zgjidhje/ Sun, 04 Dec 2022 13:44:45 +0000 https://kosovonow.com/?p=23791 ​Marshim me biçikleta, dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është zgjidhje

“Marakli t’biçikllave” ka organizuar marsh vetëdijësues me biçikleta në kuadër të 16 ditëshit aktivizëm kundër dhunës ndaj gruas dhe vajzave. Aty u apelua të mos përdorët dhuna ndaj grave dhe vajzave. Berat Rakovica, drejtor i organizatës “Marakli t’biçikllave”, derisa ka treguar qëllimin e këtij aktiviteti, tha se duhet të ketë më shumë vetëdijesim të meshkujve […]

The post ​Marshim me biçikleta, dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është zgjidhje first appeared on Kosovo Now.]]>
​Marshim me biçikleta, dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është zgjidhje

“Marakli t’biçikllave” ka organizuar marsh vetëdijësues me biçikleta në kuadër të 16 ditëshit aktivizëm kundër dhunës ndaj gruas dhe vajzave. Aty u apelua të mos përdorët dhuna ndaj grave dhe vajzave.

Berat Rakovica, drejtor i organizatës “Marakli t’biçikllave”, derisa ka treguar qëllimin e këtij aktiviteti, tha se duhet të ketë më shumë vetëdijesim të meshkujve në lidhje me dhunën dhe jo t’iu tregohen grave të drejtat e tyre.

Rakovica: Të vetëdijesohen meshkujt

“Mendoj se nuk janë duke bërë fushatat në kategorinë e duhur, më shumë ka nevojë për informim, të vetëdijesohen meshkujt sesa t’i tregojnë vajzave dhe grave se çfarë kanë drejtë ato, pra, duhet punuar më shumë me meshkuj, për t’ia treguar të drejtat atyre përkrah partnereve tyre”, tha Rakovica.

Rakovica shtoi se do vazhdojnë me aktivitete të tilla. Sipas tij, shumica e këtyre rasteve ndodhin nga vetëdija e ulët, ndërsa bëri thirrje të gjithë qytetarëve të punojnë më shumë në këtë drejtim.

Rakovica: Shumica e bëjnë nga mosdija

“Ne vazhdimisht bëjmë fushata në këtë drejtim dhe i targetojmë dhunuesit dhe jo të dhunuarat, pra meshkujt, organizojmë më shumë aktivitete për t’i vetëdijesuar ata dhe jo vetëm në qytet, Prishtinë, kështu siç është fokusi momentalisht, por të shkojmë në vende rurale, në qytete më të vogla, dhe t’i tregojmë se çfarë kanë të drejtë dhe si duhet të sillen. Shumica e bëjnë nga mosdija, nga vetëdija e ulët dhe i bëjmë thirrje të gjithëve të punojnë më shumë në këtë drejtim”, shtoi Rakovica.

Patriot Bllaca, çiklist e ka vlerësuar këtë aktivitet, derisa ka bërë apel të gjithë qytetarëve të vetëdijesohen dhe të mos përdorin dhunë ndaj gjinisë femërore.

Bllaca: Bëjë apel të gjithë qytetarët që me qenë sa më të vetëdijshëm me gruan

“Këtë aktivitet e veçoj për shumë arsyeje, pasi është për dhunën ndaj grave apo vajzave, pasi kohëve të fundit kemi pas kogja shumë raste që kemi keqtrajtime të grave. Kisha bërë apel të gjithë shqiptarët, të rinia jonë e të gjithë të tjerët që me qenë sa më të vetëdijshëm që me gruan duhet të sillen mirë. Çfarëdo që ndodh, vetëm te rrahja dhe vrasja nuk bën të ndodhë”, tha Bllaca.

Dardan Morina, pjesë e grupit “Marakli t’biçikllave”, tha se duhen më shumë aktivitete të tilla. Sipas tij, në këtë formë promovohet paqja dhe zvogëlohen rastet.

Morina: Sa më shumë promovohet paqja, aq më pak do të kemi me raste

“Qëllimi jonë është çdoherë t’i informojmë njerëzit që dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje, është aktivitet që ne jemi gjithherë në mbrojtje të gjinisë së femrave…5:50 Mendoj se është zgjidhje e duhur dhe duhet me pas sa më shumë aktivitete të tilla, për shkak se sa më shumë promovohet paqja, aq më pak do të kemi me raste”, tha Morina.

Në Kosovë fushata kundër dhunës është aktivitet ndërkombëtar vjetor që ka filluar më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 dhjetor 2022 në Ditën e të Drejtave të Njeriu.

The post ​Marshim me biçikleta, dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është zgjidhje first appeared on Kosovo Now.]]>
Osmani falënderon Britaninë e Madhe për mbështetjen e ofruar ndaj Kosovës – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/osmani-falenderon-britanine-e-madhe-per-mbeshtetjen-e-ofruar-ndaj-kosoves-lajmet-e-fundit/ Sat, 03 Dec 2022 06:05:54 +0000 https://kosovonow.com/?p=23724 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të lartë nga Mbretëria e Bashkuar, që udhëhiqej nga i dërguari i kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputeti Martin Vicker. Bëhet e ditur se në këtë takim u vlerësuan lartë raportet e […]

The post Osmani falënderon Britaninë e Madhe për mbështetjen e ofruar ndaj Kosovës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Osmani falënderon Britaninë e Madhe për mbështetjen e ofruar ndaj Kosovës




Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të lartë nga Mbretëria e Bashkuar, që udhëhiqej nga i dërguari i kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputeti Martin Vicker.


Bëhet e ditur se në këtë takim u vlerësuan lartë raportet e mira mes dy vendeve, për të cilat Osmani tha se shërbejnë si themel për avancimin dhe rritjen e bashkëpunimit, raporton Zeri.info.


Në qendër të këtij takimi ishin zhvillimet në fushën e ekonomisë, tregtisë, barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut.


“Presidentja Osmani vlerësoi lartë mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në rrugën euroatlantike. Ajo veçoi rëndësinë e lartë e mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatë. /Zëri


The post Osmani falënderon Britaninë e Madhe për mbështetjen e ofruar ndaj Kosovës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Reagimi i parë nga Xherdan Shaqiri pas fitores ndaj Serbisë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/reagimi-i-pare-nga-xherdan-shaqiri-pas-fitores-ndaj-serbise-lajmet-e-fundit/ Sat, 03 Dec 2022 03:05:19 +0000 https://kosovonow.com/?p=23722 Lajmet e fundit nga Sporti Zvicra ka arritur të mposht Serbinë dhe ka siguruar kualifikimin tutje në Kupën e Botës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “974”  përfundoi me rezultat 2-3. Njërin nga golat arriti ta realizoi lojtari me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri. […]

The post Reagimi i parë nga Xherdan Shaqiri pas fitores ndaj Serbisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Reagimi i parë nga Xherdan Shaqiri pas fitores ndaj Serbisë




Lajmet e fundit nga Sporti

Zvicra ka arritur të mposht Serbinë dhe ka siguruar kualifikimin tutje në Kupën e Botës.


Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “974”  përfundoi me rezultat 2-3.


Njërin nga golat arriti ta realizoi lojtari me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.


Vet lojtari në fjalë, tashmë ka bërë edhe reagimin e parë pas fitores së madhe.


Ai ka shpërndarë një fotografi të Federatës Zvicerane, e publikuar pas kualifikimit tutje.



Image

Ndërsa ka postuar edhe një fotografi tjetër.



Image

 


 


 


 


The post Reagimi i parë nga Xherdan Shaqiri pas fitores ndaj Serbisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Vjen reagimi edhe i Granit Xhakës pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/vjen-reagimi-edhe-i-granit-xhakes-pas-fitores-se-zvicres-ndaj-serbise-lajmet-e-fundit/ Sat, 03 Dec 2022 00:04:43 +0000 https://kosovonow.com/?p=23709 Lajmet e fundit nga Sporti Zvicra ka arritur të mposht Serbinë dhe ka siguruar kualifikimin tutje në Kupën e Botës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “974”  përfundoi me rezultat 2-3. Njërin nga golat arriti ta realizoi futbollisti me prejardhje shqiptar, Xherdan Shaqiri. […]

The post Vjen reagimi edhe i Granit Xhakës pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Vjen reagimi edhe i Granit Xhakës pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë




Lajmet e fundit nga Sporti

Zvicra ka arritur të mposht Serbinë dhe ka siguruar kualifikimin tutje në Kupën e Botës.


Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “974”  përfundoi me rezultat 2-3.


Njërin nga golat arriti ta realizoi futbollisti me prejardhje shqiptar, Xherdan Shaqiri.


Pas Shaqirit, tani ka reaguar edhe Granit Xhaka.


Xhaka përmes faqes së tij zyrtare në “Instagram”, u shpreh se nuk mund te përshkruj këtë ndjenjë.


“Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. 


Shumë krenar për djemtë e mi. 16 të fundit të Kupës së Botës… ia dolëm!”, ka shkruar Xhaka.


Kujtojmë se, mesfushori u zgjodh lojtari i ndeshjes pas paraqitjes brilante. /Zeri.info



Image

 


 


The post Vjen reagimi edhe i Granit Xhakës pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Vrasja e shtatzënës, në xhamitë e Kosovës sot do të ligjërohet kundër dhunës ndaj gruas – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/vrasja-e-shtatzenes-ne-xhamite-e-kosoves-sot-do-te-ligjerohet-kunder-dhunes-ndaj-gruas-lajmet-e-fundit/ Fri, 02 Dec 2022 08:59:38 +0000 https://kosovonow.com/?p=23677 Pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot në xhamitë e vendit do të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”. Sipas BIK-ut, kjo po bëhet me rekomandim të kryetarit të […]

The post Vrasja e shtatzënës, në xhamitë e Kosovës sot do të ligjërohet kundër dhunës ndaj gruas – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Vrasja e shtatzënës, në xhamitë e Kosovës sot do të ligjërohet kundër dhunës ndaj gruas




Pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot në xhamitë e vendit do të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.


Sipas BIK-ut, kjo po bëhet me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.


“Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim ef. Tërnava, sot në të gjitha xhamitë anekënd Kosovës, në hytben e xhumasë, do të ligjërohet tema ‘Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës’”, thuhet në njoftim.


The post Vrasja e shtatzënës, në xhamitë e Kosovës sot do të ligjërohet kundër dhunës ndaj gruas – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Stresi i ashpër ndaj VIP-av që nuk reaguan ndaj vrasjes së 35-vjeçares – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/stresi-i-ashper-ndaj-vip-av-qe-nuk-reaguan-ndaj-vrasjes-se-35-vjecares-lajmet-e-fundit/ Thu, 01 Dec 2022 20:55:13 +0000 https://kosovonow.com/?p=23655 Reperi Stresi ka kritikuar shumicën e estradës shqiptare të cilët nuk reaguan ndaj vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë. Teksa ka publikuar një deklaratë në Instastory-n e tij reperi shprehimisht ka thënë se shumica e artistëve kanë “kapur qiellin me dorë”. Gjuha e ashpër që […]

The post Stresi i ashpër ndaj VIP-av që nuk reaguan ndaj vrasjes së 35-vjeçares – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Stresi i ashpër ndaj VIP-av që nuk reaguan ndaj vrasjes së 35-vjeçares




Reperi Stresi ka kritikuar shumicën e estradës shqiptare të cilët nuk reaguan ndaj vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë.


Teksa ka publikuar një deklaratë në Instastory-n e tij reperi shprehimisht ka thënë se shumica e artistëve kanë “kapur qiellin me dorë”.


Gjuha e ashpër që ka përdorur reperi ka qenë si pasojë e mos reagimit të tyre ndaj rastit në fjalë.


Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:


E di që ju vipa-at keni bë shumë para dhe tash jeni nalt, po shumë nalt qaq nalt se i m*t të madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë!! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzëne a ju duket pak? Asnjë reagim nuk kemi pasur nga ju? A s’ju vjen turp.



Image

The post Stresi i ashpër ndaj VIP-av që nuk reaguan ndaj vrasjes së 35-vjeçares – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Apeli vërteton dënimin me 18 vite burgim ndaj të dënuarës për vrasjen e ish-të dashurit në Ferizaj – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/apeli-verteton-denimin-me-18-vite-burgim-ndaj-te-denuares-per-vrasjen-e-ish-te-dashurit-ne-ferizaj-lajmet-e-fundit/ Tue, 29 Nov 2022 14:35:00 +0000 https://kosovonow.com/?p=23536 Gjykata e Apelit ka marrë aktvendim, me të cilin ka vërtetuar dënimin ndaj të dënuarës me 18 vite burgim, Mimoza Pajaziti, për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Pajaziti ngarkohej se më 2018 privoi nga jeta tani të ndjerin A.K., me të cilin më parë ishte […]

The post Apeli vërteton dënimin me 18 vite burgim ndaj të dënuarës për vrasjen e ish-të dashurit në Ferizaj – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Apeli vërteton dënimin me 18 vite burgim ndaj të dënuarës për vrasjen e ish-të dashurit në Ferizaj




Gjykata e Apelit ka marrë aktvendim, me të cilin ka vërtetuar dënimin ndaj të dënuarës me 18 vite burgim, Mimoza Pajaziti, për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.


Pajaziti ngarkohej se më 2018 privoi nga jeta tani të ndjerin A.K., me të cilin më parë ishte në lidhje dashurie dhe se armën me të cilën e kreu veprën e kishte pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se refuzohen si të pabazuara ankesat e Prokurorisë, përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, mbrojtësit të të akuzuarës dhe vetë të akuzuarës Pajaziti, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, vërtetohet.


Sipas vendimit të Apelit, thuhet se nuk qëndrojnë pretendimet ankimore se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të parapara nga neni 384, par.1, nënpar. 12 e lidhur me dispozitat e nenit 370, par.6 dhe 7 të KPPK-së, ngase, dispozitivi i aktgjykimi është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret, po ashtu, i njëjti është në përputhshmëri të plotë edhe me arsyetimin dhe gjithashtu edhe përpilimi i dispozitivit është bërë konform dispozitave të nenit 370, par.4 e lidhur me nenin 365 të KPPK-së, ku janë përfshirë të gjitha faktet dhe rrethanat përkitazi me ngjarjen kritike, fakte dhe rrethana këto nga të cilat plotësohen të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179, par.1, nënpar. 4 të KPRK-së, për të cilën e akuzuara Pajaziti edhe është shpallur fajtore.


“Po ashtu, në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar, përveç, që janë përshkruar të gjitha veprimet inkriminuese të akuzuarës, përkitazi me mënyrën se si është kryer vepra penale në fjalë, ku me pa mëdyshje është vërtetuar se pikërisht e akuzuara M.P. ka qenë personi që e ka kryer veprën penale në fjalë, ku, përveç, përshkrimit të raporteve të mëhershme të akuzuarës me tani të ndjerin A.K, janë përfshirë edhe fakte edhe rrethana të drejtë për drejta që kanë ndodhur gjatë zhvillimit të ngjarjes, ku, edhe është privuar nga jeta tani i ndjeri, pastaj, janë përshkruar edhe veprimet inkriminuese që përbëjnë formën cilësuese të veprës penale të vrasjes, pra, bëhet fjalë për vrasje të rëndë të kryer në mënyrë dinake”, thuhet tutje në vendim.


Përkitazi me bazën ankimore, vërtetimi i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike, Gjykata e Apelit, konstaton se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë, ngase në këtë çështje penalo-juridike gjykata e shkallës së parë, në mënyrë të pakontestueshme ka vërtetuar se ditën kritike në vendin e përshkruar më në detaje si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar, është gjetur trupi i pajetë i tani të ndjerit A.K, ku është vërtetuar se i njëjti është qëlluar me armë zjarri, për çka, edhe për pasojë ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.


“Fakte këto dhe rrethana që vërtetohen përveç, nga dëshmitarët edhe nga provat materiale në shkresat e lëndës, si raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, skica e vendit të ngjarjes, raporti i autopsisë, ekspertiza mjeko ligjore, ekspertiza e balistikës, daktiloskopisë, foto-dokumentacioni dhe shkresat tjera në lëndë”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.


Prandaj, sipas Apelit duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat e lartcekura, si dhe rrethanat dhe arsyet më detajisht të theksuara në aktgjykimin e ankimuar, rezulton se konkludimi i gjykatës së shkallës së parë se e akuzuara Pajaziti, është kryerësja e veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179, par.1, nënpar.4 të KPRK-së, është i drejtë dhe se në mënyrë të padyshimtë është vërtetuar se e akuzuara ka ndërmarrë veprimet inkriminuese të cilat përbëjnë tiparet e veprës penale për të cilën e akuzuara edhe është shpallur fajtore dhe është gjykuar.


Prandaj, Apeli thekson se nuk qëndrojnë pretendimet ankimore se është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarës, sikur që pretendon mbrojtësi i të akuzuarës, kur e akuzuara Pajaziti është shpallur fajtore dhe është gjykuar si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar.


Po ashtu, sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë, drejt dhe në mënyrë të plotë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit dhe atë konform dispozitave të nenit 73 të KPK-së, të akuzuarës i ka shqiptuar dënimin si në dispozitiv.


“Që do të thotë se pretendimet e Prokurorisë Themelore DKR – në Ferizaj, për shqiptim të dënimit më të rëndë nuk janë të bazuara, ngase, përveç që, propozon që të akuzuarës t’i shqiptohet një dënim më i ashpër në arsyetim të ankesës nuk ceket asnjë rrethanë e vetme konkrete rënduese që do të kishte ndikim të drejtë për drejtë në ashpërsimin e dënimit të shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë, sikur që edhe në ankesën e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, vetëm përsërit rrethanat rënduese që i ka pasur parasysh gjykata e shkallës së parë, për çka, edhe i ka shqiptuar të akuzuarës dënim si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar”, thuhet më tej në vendim.


Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj më 25 shkurt 2021, e kishte shpallur fajtore Pajazitin, të cilën e kishte dënuar me 18 vite burgim,  mirëpo, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.


Kurse edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Ferizaj, më 6 maj 2022, e dënoi Pajazitin me 18 vite burgim.


Sipas aktakuzës së ngritur më 12 maj 2020, nga prokurorja Sebahate Sinani, Mimoza Pajaziti akuzohej se më 31 gusht 2018, në Ferizaj, përkatësisht në afërsi të restorantit “Ujëvara“, me dashje dhe në mënyrë dinake ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.K., në atë mënyrë që duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e tij, meqenëse të njëjtit janë njohur dhe kanë qenë në lidhje dashurie më parë, ashtu që e pandehura me përgatitje paraprake, fillimisht vihet ne kontakt me të ndjerin përmes telefonit, pastaj kërkon nga i njëjti që të takohen, duke mos i dhënë ndonjë arsye konkrete.


Sipas aktit akuzues, ditën kritike, në kohën dhe vendin e lartshënuar, e lë takimin me të, e më pas me tu takuar me veturën e tij të markës “Land Rover” futen në një rrugë qorre dhe derisa gjenden brenda veturës e qëllon dy herë me armë zjarri të markës “Crevna Zastava M57”, një herë në shuplakë të dorës së djathtë dhe një herë në nofullën e djathtë, duke i shkaktuar kështu plagë vdekjeprurëse, ndërsa menjëherë pas kryerjes së veprës penale, e njëjta largohet nga vendi i ngjarjes dhe arratiset për në shtetin e Gjermanisë, me ç’rast pas vërtetimit të vendndodhjes së saj, e njëjta arrestohet nga autoritetet gjermane dhe më 18 dhjetor 2019 ekstradohet në Republikën e Kosovës.


Gjithashtu sipas aktakuzës, Pajaziti akuzohet se në ditën kritike, pa autorizim dhe leje përkatëse, ka poseduar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, dhe atë një armë zjarri të tipit pistoletë “Crevna Zastava M57” me kalibër 7.66 mm, si dhe një karikator me 5 copë fishekë të kalibrit 7.62mm, të cilat ditën kritike gjenden dhe sekuestrohen nga ulësja e parë e veturës së të ndjerit A.K.


Me këto veprime, prokuroria e ngarkonte të akuzuarën me veprën penale të “Vrasjes së rëndë”, nga neni 179 i KPRK–së, si dhe veprën penale të armëmbajtjes pa leje, nga neni 374 i KPRK–së.


The post Apeli vërteton dënimin me 18 vite burgim ndaj të dënuarës për vrasjen e ish-të dashurit në Ferizaj – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Gërvalla tregon pse reagoi ndaj Daçiqit: S’durohej prania e “Sllobës së vogël” në panel – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/gervalla-tregon-pse-reagoi-ndaj-daciqit-sdurohej-prania-e-sllobes-se-vogel-ne-panel-lajmet-e-fundit/ Mon, 28 Nov 2022 23:30:44 +0000 https://kosovonow.com/?p=23509 Foto: Laura Hasani Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur për reagimin e saj që e ka bërë sot në Konferencën kundër Dhunës Seksuale në Konflikt (PSVI), në Londër, ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, të cilin e ka quajtur “arkitekt të gjenocidit […]

The post Gërvalla tregon pse reagoi ndaj Daçiqit: S’durohej prania e “Sllobës së vogël” në panel – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Gërvalla tregon pse reagoi ndaj Daçiqit: S’durohej prania e “Sllobës së vogël” në panelFoto: Laura Hasani




Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur për reagimin e saj që e ka bërë sot në Konferencën kundër Dhunës Seksuale në Konflikt (PSVI), në Londër, ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, të cilin e ka quajtur “arkitekt të gjenocidit në Ballkanin Perëndimor”.


Ajo ka theksuar se prania e Daçiq në atë panel ka qenë një fyerje për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në botë.


“Reagimi ka qenë shumë i natyrshëm sepse është pikërisht pritja që viktimat të mos kenë nevojë të ballafaqohen pikërisht me autorët e krimeve, as me ata që i kryejnë krimet direkt, por as edhe me ata që kontribuuan në forma të ndryshme që këto krime të jenë të mundshme”.


“Natyrisht, që ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, si dorë e djathtë e Sllobodan Millosheviqit ose siç publiku në Serbi e thërret si “Slloba i vogël”, ka qenë një prej autorëve kryesor të krimeve të gjenocidit si në Bosnje Hercegovinë, ashtu edhe në Kosovë. Dhe prandaj, vet prania e tij në sallë, aq më tepër, prania e tij si panelist në këtë konferencë kaq të rëndësishme ka qenë një fyerje për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në botë”, ka thënë Gërvalla-Schwarz për Klan Kosova.


The post Gërvalla tregon pse reagoi ndaj Daçiqit: S’durohej prania e “Sllobës së vogël” në panel – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
SHSKUK-ja kërkon të merren masa ndaj logopedit që keqtrajtoi pacienten 5-vjeçare – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/shskuk-ja-kerkon-te-merren-masa-ndaj-logopedit-qe-keqtrajtoi-pacienten-5-vjecare-lajmet-e-fundit/ Mon, 28 Nov 2022 05:24:40 +0000 https://kosovonow.com/?p=23468 Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka reaguar për raportimin se logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu e kishte keqtrajtuar një vajzë 5-vjeçare e diagnostikuar me autizëm. SHSKUK-ja thotë se rasti ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së. “Njoftojmë opinionin se me të parë […]

The post SHSKUK-ja kërkon të merren masa ndaj logopedit që keqtrajtoi pacienten 5-vjeçare – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


SHSKUK-ja kërkon të merren masa ndaj logopedit që keqtrajtoi pacienten 5-vjeçare




Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka reaguar për raportimin se logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu e kishte keqtrajtuar një vajzë 5-vjeçare e diagnostikuar me autizëm.


SHSKUK-ja thotë se rasti ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së.


“Njoftojmë opinionin se me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, menaxhmenti i SHSKUK-së, kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolaringologjisë që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikëqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse”, thuhet në njoftim.


Ky institucion e ka dënuar këtë keqtrajtim të logopedit ndaj vajzës 5-vjeçare.


“Për SHSKUK-në është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”.


Gjatë ditës është raportuar se ordinanca ku ndodhi keqtrajtimi nuk ka pasur licencë.


“Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njëjtit duhet të lajmërojnë institucionet”, thuhet në njoftim.


“Mungesa e një data bazë elektronike për stafin e SHSKUK, e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avancimeve dhe mungesave eventuale të stafit. Për këtë arsye, menaxhmenti i SHSKUK, para 2 jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj”, përfundon reagimi i SHSKUK-së.



The post SHSKUK-ja kërkon të merren masa ndaj logopedit që keqtrajtoi pacienten 5-vjeçare – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>