Pensionet | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Thu, 23 Jun 2022 10:25:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.1 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png Pensionet | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Kurti për Trustin: Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemi – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/kurti-per-trustin-pensionet-nuk-jane-per-tash-por-per-kohen-kur-te-plakemi-lajmet-e-fundit/ Thu, 23 Jun 2022 10:25:06 +0000 https://kosovonow.com/?p=15801 Foto: Laura Hasani Kryeministri Albin Kurti është shprehur kundër Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, duke thënë se si Qeveri besojnë se problemi nuk zgjidhet duke rrënuar sistemin pensional të vendit. Kurti ka thënë se mbi 90 përqind e llogarive në Trust, […]

The post Kurti për Trustin: Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemi – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Kurti për Trustin: Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemiFoto: Laura Hasani




Kryeministri Albin Kurti është shprehur kundër Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, duke thënë se si Qeveri besojnë se problemi nuk zgjidhet duke rrënuar sistemin pensional të vendit.


Kurti ka thënë se mbi 90 përqind e llogarive në Trust, kanë të akumuluar më pak se 10 mijë euro.


“Afër gjysma nuk do ti tërhiqnin më shumë se 100 euro. Cili është kuptimi që të rrënohet sistemi pensional për 100 euro?, pyeti Kurti.


“Kur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po thotë se është keq, dijeni se është shumë keq”.


“Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemi, atëherë kur të hyjmë në pleqni. Nuk mundemi që një problem të përkohshëm tani të zgjidhim me rrënim të së ardhmes sonë. Nuk mund të lejojmë që edhe ta humbim të ardhmen edhe të mos e fitojmë të tashmen”, u shpreh kryeministri.


The post Kurti për Trustin: Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemi – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>