qendra | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Sun, 04 Jun 2023 04:29:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.2.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png qendra | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Pritet të hapet së shpejti qendra për personat me autizëm dhe sindromën Down në kryeqytet – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/pritet-te-hapet-se-shpejti-qendra-per-personat-me-autizem-dhe-sindromen-down-ne-kryeqytet-lajmet-e-fundit/ Sun, 04 Jun 2023 04:29:40 +0000 https://kosovonow.com/?p=32289 Ky është objekti i ri i qendrës për personat me autizëm dhe sindromën down. E për pak muaj pritet të bëhet edhe hapja e saj. Në kryeqytet deri më tani ka munguar një qendër e pikëtakimit për rehabilitimin dhe trajtimin e këtyre personave. […]

The post Pritet të hapet së shpejti qendra për personat me autizëm dhe sindromën Down në kryeqytet – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Pritet të hapet së shpejti qendra për personat me autizëm dhe sindromën Down në kryeqytet




Ky është objekti i ri i qendrës për personat me autizëm dhe sindromën down.


E për pak muaj pritet të bëhet edhe hapja e saj. Në kryeqytet deri më tani ka munguar një qendër e pikëtakimit për rehabilitimin dhe trajtimin e këtyre personave.


Adelinë Sahiti, drejtoreshë e mirëqenies sociale në komunën e Prishtinës thotë se një gjë e tillë është ekspertizë e aplikuar në shtetin Turk.


“Qendren për rehabilitimin e fëmijëve dhe personave me autizëm dhe sindromen Down jemi gati për ta funksionalizuar tashmë kemi marrë dhe qelsat si kryeqytet nga TIKA, organizata e cila e ka bë ndërtimin dhe inventarizimin e e kësaj qendre e cila do të jetë model jo vetëm për kryeqytetin po do të jetë model edhe për ballkanin sepse nuk ka një qendër të tillë që këta persona të marrin terapinë e nevojshme, kjo është ekspertizë e cila është e aplikueshme në shtetin Turk dhe po shpresojmë që brenda këtyre muajve të verës do të bëhet hapja e kësaj qendre”, thotë Sahiti.


Tutje, Sahiti thotë se janë në dijeni se janë vonuar në këtë proces, por e gjitha kjo sipas saj ka një qëllim.


“Jemi në diskutime edhe me dy shoqata por edhe të tjera për të pa se cilat janë mënyrat për ta menaxhu këtë qendër… Jemi pak vonë me kohën por duam që gjërat të jenë më të vërtetë mire”, shtoi ajo.


Ndërkohë, shoqata “Autizmi” në Prishtinë po e mirëpresin një gjë të tillë tash e sa kohë.


“Jemi bashkëfinancues me qendrën po presim qe 1-2 vite që qendra të hapet, janë modulet e fundit dhe marrëveshja që të nënshkruhet, të gjithë po e presin këtë”, deklaroi Hatixhe Hoxha, mbikqyrëse e Qendrës “Autizmi” në Prishtinë.


Ndryshe, gjatë vitit të kaluar drejtoria për mirëqenie sociale në komunën e Prishtinës ndau në 24 organizata shumën prej 400 mijë euro. E njëra prej organizatave që ka përfituar mjete ishte edhe shoqata “Autizmi”./teve1


The post Pritet të hapet së shpejti qendra për personat me autizëm dhe sindromën Down në kryeqytet – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama tregon se kur do të funksionalizohet qendra për qentë endacakë https://kosovonow.com/rama-tregon-se-kur-do-te-funksionalizohet-qendra-per-qente-endacake/ Thu, 27 Apr 2023 11:20:19 +0000 https://kosovonow.com/?p=30863 Rama tregon se kur do të funksionalizohet qendra për qentë endacakë

Qentë endacakë po vazhdojnë të rrezikojnë banorët e kryeqytetit. Afër dy muaj më parë u tha se kanë mbetur edhe pak ditë nga funksionalizimi i Qendrës së Trajtimit të qenve endacakë, por ende kjo nuk ka ndodhur. Sot, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se punët në këtë qendër janë përfunduar por, ende nuk është […]

The post Rama tregon se kur do të funksionalizohet qendra për qentë endacakë first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama tregon se kur do të funksionalizohet qendra për qentë endacakë

Qentë endacakë po vazhdojnë të rrezikojnë banorët e kryeqytetit. Afër dy muaj më parë u tha se kanë mbetur edhe pak ditë nga funksionalizimi i Qendrës së Trajtimit të qenve endacakë, por ende kjo nuk ka ndodhur.

Sot, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se punët në këtë qendër janë përfunduar por, ende nuk është kompletuar stafi.

“Punët janë përfundu, tash është vetëm stafi i cili është duke u kompletu. Kjo është pika deri ku jemi tash.

Paralelisht kemi pesë llote të cilat janë duke u ndërrmarrë edhe kompanitë private janë duke u ndërrmarrë për çështjen e qenëve endacakë. Puna e qenëve endacakë siç e shihni janë duke u kastru, sterilizu po ashtu edhe ushqy edhe siguria është në nivel për qytetarët e Prishtinës”, tha Rama.

The post Rama tregon se kur do të funksionalizohet qendra për qentë endacakë first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama: Qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale https://kosovonow.com/rama-qendra-per-trajtimin-e-qenve-endacake-eshte-ne-fazen-finale/ Sat, 18 Mar 2023 14:48:42 +0000 https://kosovonow.com/?p=29317 Rama: Qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Qendra për trajtimin e qenve endecakë të kryeqytetit është afër finalizimit. Rama për vizitën në objektin e qendrës për të vëzhguar punimet për së afërmi tha se të gjithë qentë endacakë të kryeqytetit do të trajtohen në këtë qendër. “Me përfundimin e këtij objekti, të […]

The post Rama: Qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama: Qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Qendra për trajtimin e qenve endecakë të kryeqytetit është afër finalizimit.

Rama për vizitën në objektin e qendrës për të vëzhguar punimet për së afërmi tha se të gjithë qentë endacakë të kryeqytetit do të trajtohen në këtë qendër.

“Me përfundimin e këtij objekti, të gjithë qentë endacakë të identifikuar në territorin e #kryeqytetit do të trajtohen – vaksinohen, shërohen dhe kastrohen/sterilizohen në këtë qendër”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryetari i Prishtinës njoftoi githashtu se do të ndërtohet edhe Parku i Kafshëve, i cili ka për fokus “qentë me dhe pa pronarë, në një sipërfaqe prej 10 hektarëve në fshatin Slivovë”.

The post Rama: Qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale first appeared on Kosovo Now.]]>
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë bëhet me “Klasat për nëna” https://kosovonow.com/qendra-kryesore-e-mjekesise-familjare-ne-prishtine-behet-me-klasat-per-nena/ Wed, 08 Mar 2023 12:38:49 +0000 https://kosovonow.com/?p=28875 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë bëhet me “Klasat për nëna”

Komuna e Prishtinës ka hapur Qendrën “Klasat për nëna” dhe lansimin e programit “Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para”. Ky projekt është iniciativë e fondacionit Action for Mothers and Children si pjesë e programeve edukative për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë dhe ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kujdesit shëndetësor […]

The post Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë bëhet me “Klasat për nëna” first appeared on Kosovo Now.]]>
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë bëhet me “Klasat për nëna”

Komuna e Prishtinës ka hapur Qendrën “Klasat për nëna” dhe lansimin e programit “Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para”. Ky projekt është iniciativë e fondacionit Action for Mothers and Children si pjesë e programeve edukative për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë dhe ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kujdesit shëndetësor të ofruar për nënat dhe fëmijët.

“Kujdesi në Grup gjatë 1000 ditëve të para”, u tha se ka për qëllim që gratë shtatzëna të kalojnë problemet apo shqetësimet e tyre që i hasin gjatë shtatzënisë së bashku duke mësuar nga përvojat e njëra tjetrës dhe nga këshillat e ndryshme të cilat jepen nga profesionistët shëndetësor për një shtatzëni sa më të shëndetshme.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, tha se Drejtoria e Shëndetësisë e ka në fokus shëndetin e grave shtatzëna dhe fëmijëve.

Sadiku tha se këto dy Programe janë në vazhdën e asaj që kanë lansuar në fillim të këtij viti për vizitat sistematike për gratë shtatzëna dhe për fëmijët prej 0 deri në 3 vjet.

“Faktikisht kemi dy prej programeve shumë të rëndësishme të cilat ne jo rastësisht kemi zgjedhë që sot për t’i promovuar në Prishtinë, për arsye se janë Programe që promovojnë shëndetin e gruas dhe të fëmijëve që ne si Drejtori e Shëndetësisë kemi kushtuar rëndësi shumë të madhe, duke pas parasysh sfidat që sot ka bota, trendi i zhvillimit global që sot ka bota domethënë që sot jemi shumë më dinamikë, jeta është më dinamike. Ne po mendojmë që t’i forcojmë programet parandaluese për arsye se duke i forcuar këto programe ne kemi krijuar shoqëri më të shëndetshme e në qoftë se krijojmë domethënë shoqëri më të shëndetshme kemi me pas më pak nevojë për barna, më pak nevojë për kujdes shëndetësor por më shumë kemi me pas për aktivitetet e tjera që i parandalojnë sëmundjet”, tha ai.

“Bashkërisht sot po i lansojmë edhe dy programe që së bashku me programin që e kemi lansuar në fillim të këtij viti, vizitat sistematike për gratë shtatzëna dhe për fëmijët prej 0 deri në 3 vjet është kompletim i një programi që fokus të veçantë e ka gruan shtatzënë dhe fëmijët, prandaj kjo tregon që Prishtina, Shëndetësia e Prishtinës po i kushton dhe do ta ketë fokus të veçantë shëndetin e grave shtatzëna dhe fëmijëve. Duke investuar në këto dy kategori ne mendojmë që do të kemi shoqëri më të shëndetshme dhe do të kemi më pak nevojë për të blerë barna”, tha tutje Sadiku.

The post Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë bëhet me “Klasat për nëna” first appeared on Kosovo Now.]]>
​Hapet qendra për testim falas për HIV/AIDS në sheshin “Zahir Pajaziti” https://kosovonow.com/hapet-qendra-per-testim-falas-per-hiv-aids-ne-sheshin-zahir-pajaziti/ Thu, 01 Dec 2022 13:05:53 +0000 https://kosovonow.com/?p=23643 ​Hapet qendra për testim falas për HIV/AIDS në sheshin “Zahir Pajaziti”

Në kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë e Prishtinës ka hapur Qendrën Mobile për testim në sheshin “Zahir Pajaziti”. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku tha se ngjarjet e fundit në botë kanë ndikuar në qasjen ndaj HIV/AIDS, derisa ndër vite po vazhdon rritja e […]

The post ​Hapet qendra për testim falas për HIV/AIDS në sheshin “Zahir Pajaziti” first appeared on Kosovo Now.]]>
​Hapet qendra për testim falas për HIV/AIDS në sheshin “Zahir Pajaziti”

Në kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë e Prishtinës ka hapur Qendrën Mobile për testim në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku tha se ngjarjet e fundit në botë kanë ndikuar në qasjen ndaj HIV/AIDS, derisa ndër vite po vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me këtë sëmundje.

Ai tha se janë të vetëdijshëm që fillimisht nuk do të ketë interesim të lartë nga qytetarët për testim, por sipas tij qëllimi është të promovohet si aktivitet.

Sadiku: Po vazhdon rritja e numrit të te infektuarve gjatë këtyre viteve

“Ne jemi në dijeni që parandalimi i HIV/AIDS është një prej armëve kryesore që e kemi sot në botë. Jemi të vetëdijshëm jo vetëm ne, por edhe bota që pandemia COVID-19 dhe ngjarjet tjera në botë, ka ndikuar në qasjen ndaj HIV/AIDS, dhe sot parashikimi që ka qenë para disa viteve nuk janë përmbushur edhe në botë. Realisht ka ngecje dhe në vitin 2021 kemi pas 1.5 milionë të rinj të infektuar me HIV, ndërsa projeksionet kanë qenë një milion më pak, gjë që tregon se po vazhdon rritja e numrit gjatë këtyre viteve, për shkak të mos qasjes drejt. Motoja këtë vit është barazi me qëllim të krijojmë sa më shumë barazi për qasjen në këto shërbime. Ne jemi të vetëdijshëm që qendra që është hapur sot në Prishtinë nuk do të jetë qendër që do të ketë shumë të interesuar, por qëllimi është të promovohet si aktivitet. Testi bëhet komplet në kushte të anonimitetit dhe konfidenciale”, tha Sadiku.

Izeti tha se brenda javës do t’i kthejnë shërbimet në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve, të cilat nuk kanë funksionuar që para pandemisë dhe po bëjnë përgatitje me organizata të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë që ta hapin një qendër për qëllim dhe testim për HIV/AIDS në qendrën e studentëve, pasi sipas tij duke shumica e pacientëve që e vizitojnë këtë ambulancë janë të rinj.

Arbër Nuhiu, drejtor ekzekutiv në organizatën Csgd, tha se përveç testit të HIV-it, falas janë edhe disa teste tjera të infeksionit seksualisht të transmetueshëm.

Nuhiu: Përveç testit të HIV-it, janë edhe tri teste tjera të infeksion seksualisht transmetuese

“Sot përveç testit të HIV-it, në të cilën të gjitha testet janë falas, janë edhe tri teste tjera të infeksion seksualisht transmetuese”, tha Nuhiu.

Safet Blakaj, drejtor ekzekutiv në qendrën Labyrinth tha se kanë tendencë që ta hapin një qendër të vazhdueshme dhe jo të përkohshme. Derisa tha se janë të fokusuar te përdoruesit e drogave intravenozë, të cilat janë të rrezikuar nga këto infeksion, posaçërisht te hepatiti C.

Blakaj: Tendenca është që të hapet një qendër e vazhdueshme për testim me HIV/AIDS

“Na vjen mirë që Komuna e Prishtinës e përkrah këtë aktivitet. Tendenca është që të hapet një qendër e vazhdueshme, pavarësisht se këtë javë do të jenë këtu me njësinë mobile. Sa i përket kësaj ne jemi të fokusuar tek përdoruesit e drogave intravenoz të cilat janë të rrezikuar nga këto infeksion, posaçërisht te hepatiti C”, tha Blakaj.

Fushata është realizuar nga organizatat Csgd dhe Labyrinth me përkrahje të Komunës, e cila do të jetë e hapur deri më datën 7 dhjetor në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

The post ​Hapet qendra për testim falas për HIV/AIDS në sheshin “Zahir Pajaziti” first appeared on Kosovo Now.]]>
Interesim i madh i qytetarëve për testet COVID-19, në Prishtinë hapet qendra e dytë https://kosovonow.com/interesim-i-madh-i-qytetareve-per-testet-covid-19-ne-prishtine-hapet-qendra-e-dyte/ Mon, 25 Jul 2022 19:43:05 +0000 https://kosovonow.com/?p=17354 Interesim i madh i qytetarëve për testet COVID-19, në Prishtinë hapet qendra e dytë

Me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, është hapur edhe një qendër e re për testim në Komunën e Prishtinës. Sipas drejtori të Shëndetësisë, Izet Sadiku kjo qendër e re është hapur pas interesimit të një numri të madh të qytetarëve për testim. Ndërsa me rritjen e numrit të infektuarve, është rritur edhe stafi […]

The post Interesim i madh i qytetarëve për testet COVID-19, në Prishtinë hapet qendra e dytë first appeared on Kosovo Now.]]>
Interesim i madh i qytetarëve për testet COVID-19, në Prishtinë hapet qendra e dytë

Me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, është hapur edhe një qendër e re për testim në Komunën e Prishtinës. Sipas drejtori të Shëndetësisë, Izet Sadiku kjo qendër e re është hapur pas interesimit të një numri të madh të qytetarëve për testim.

Ndërsa me rritjen e numrit të infektuarve, është rritur edhe stafi punonjës për shërbime me COVID-19. Sipas drejtorit të shëndetësisë, interesimi për dozën e katërt është më i madh, krahasuar me dozat e tjera.

Ai thotë se duhet të ketë më shumë fushata sensibilizuese për t’u vaksinuar nga institucionet qendrore.

Sadiku: Ka interesim mjaftë të madh të qytetareve për testim në qendrën që është hap

“Kam vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Xhemail Ibish”, ku është hap dhe sot kemi filluar nga ora 8:00, është qendra e dytë për testim në Komunë të Prishtinës. Kishte interesim të qytetarëve, kjo ka qenë arsyeja edhe pse ne e kemi hap edhe një qendër të dytë, duke pas parasysh se ditëve të fundit kemi pas mesatarisht mbi 300 qytetarët që kanë bërë testime në qendrën për testim në ambulancën e mjekësisë familjare në qendrën e studenteve. Kemi vendos që të krijohet një mundësi më e madhe, duke pas parasysh edhe shtrirjen e gjerë që ka qyteti, të krijohet edhe një mundësi që një pjesë e qytetarëve të jenë më afër”, tha ai.

Sipas tij, me rritjen e numrit të të infektuarve, është rritur edhe volumi i punës. Ndërsa momentalisht nga 63 punonjës shëndetësor, 27 kanë rezultuar pozitiv, të cilët janë në izolim.

Sadiku: Për arsye të volumit të punës është rritur numri i punonjësve

“Sigurisht se po… Është larguar ai stafi qe ka qenë përkrahës për vaksinim dhe COVID, dhe ne tash me rritjen e numrit është dashur që një pjesë të stafit ta dërgojmë për shërbime për COVID, përveç vaksinimit që bëhet, pastaj edhe testimit tash që e kemi rrit stafin që bënë testime. Ne kemi edhe mjekë tanë, infermieret që janë të angazhuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, janë të ngarkuar tashmë, përveç vizitave rutinë, kanë një numër të pacienteve për 20 apo 30 % të pacientëve që bëjnë vizita janë tash persona të dyshimtë ose me COVID-19. Kjo e ka rritur volumin e punëve të punëtoreve shëndetësor, realisht kur kësaj i shtohet periudha që ne jemi në një periudhe të verës, ku njerëzit detyrohen t’i përfundojnë pushimet sepse që dy vite punëtorët shëndetësor kanë qenë pa pushime. Është edhe një numër i stafit, i cili është i infektuar dhe janë të izoluar, momentalisht kemi 27 punëtor shëndetësor që janë në izolim për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 63 sa kemi pas gjatë muajve të fundit. Dhe të gjitha këto e vështirësojnë punën në dhënien e shërbimeve duke pas parasysh që ne vazhdojmë të japim edhe shërbime tjera, të cilat i japin Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë”, tha ai.

Ai tha se interesimi për dozën e katërt është më i madh, krahasuar me dozat e tjera, mirëpo i ulët në krahasim me popullsinë në vend.

Sadiku: Interesimi për dozën e katërt është më shumë se për dozat e tjera

“Interesimi për dozën e katërt është më shumë se për dozat e tjera, por prapë është i vogël. Ne mesatarisht për javën e fundit kemi pas rreth 30 doza në ditë që merren në Prishtine dhe ky është numër shumë i vogël, duke pas parasysh që 45 % e popullsisë janë të vaksinuar”, tha ai.

Më tej, Sadiku shtoi se vaksinimi është forma më e mirë për parandalim apo futjen në kontroll të pandemisë COVID-19, ndërsa kërkon nga institucionet qendrore që të bëjnë më shumë fushata sensibilizuese për t’i bindur qytetarët të vaksinohen.

Sadiku: Duhet të ketë më shumë fushata sensibilizuese

“Do duhej që qytetaret të vaksinohen për arsyeje se vaksinimi e ka ndryshuar situatën me COVID-19…3:53 E vetmja masë për me fut në kontroll pandeminë COVID-19, do të ishte vaksinimi i qytetareve, prandaj mendoj që duhet bërë apel njerëzve dhe më pas fushata sensibilizuese, të cilat i ftojnë dhe i bindin qytetarët që të vaksinohen”, tha ai.

The post Interesim i madh i qytetarëve për testet COVID-19, në Prishtinë hapet qendra e dytë first appeared on Kosovo Now.]]>