zbukurohet | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Sat, 17 Dec 2022 18:40:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.2.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png zbukurohet | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 ​Prishtina zbukurohet me dritat shumëngjyrëshe https://kosovonow.com/prishtina-zbukurohet-me-dritat-shumengjyreshe/ Sat, 17 Dec 2022 18:40:13 +0000 https://kosovonow.com/?p=24482 ​Prishtina zbukurohet me dritat shumëngjyrëshe

Sheshet e kryeqytetit të Kosovës janë dekoruar me dritat shumëngjyrëshe në prag të festave të Fundvitit, duke tërhequr vëmendjen e mijëra vizitorëve. Lojëra, argëtim, muzikë, e drita dekorative janë vendosur nga sheshi “George Bush” deri tek sheshi “Skënderbeu”. E aty është vendosur edhe tregu i fundvitit, i cili po tërheq të rinjtë. Ndërsa, dritat dekorative […]

The post ​Prishtina zbukurohet me dritat shumëngjyrëshe first appeared on Kosovo Now.]]>
​Prishtina zbukurohet me dritat shumëngjyrëshe

Sheshet e kryeqytetit të Kosovës janë dekoruar me dritat shumëngjyrëshe në prag të festave të Fundvitit, duke tërhequr vëmendjen e mijëra vizitorëve.

Lojëra, argëtim, muzikë, e drita dekorative janë vendosur nga sheshi “George Bush” deri tek sheshi “Skënderbeu”. E aty është vendosur edhe tregu i fundvitit, i cili po tërheq të rinjtë.

Ndërsa, dritat dekorative por edhe pema e Vitit të Ri po mblidh me qindra fëmijë të shoqëruar me prindër, për të bërë fotot të cilat i ruajnë si kujtim në albumet e tyre.

Ambientet e dekoruara të ftojnë të qëndrosh dhe të shijosh këtë bukuri që ndodh vetëm për festat e Fundvitit.

Ndërkohë, më 25 dhjetor, duke filluar nga 12:00, organizohet vrapimi me kostume të babadimrit nga sheshi “George Bush” deri tek sheshi “Skënderbeu”, për t’u kthyer më pas në pikën e nisjes.

“Jepi buzëqeshje familjeve në nevojë, bëhu Babadimër. Kostumet dhe numrin pjesëmarrës mund t’i bleni çdo ditë tek  sheshi “Zahir Pajaziti” në shtëpizën e “Vrapo Babadimër”. Të gjitha mjetet e grumbulluara do të dhurohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë.”, ka shkruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

The post ​Prishtina zbukurohet me dritat shumëngjyrëshe first appeared on Kosovo Now.]]>