Sot u zhvillua një takim në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe veteranëve të UÇK-së, i cili u zhvillua pa praninë e mediave.
E Qeveria ka dalë me një njoftim rreth asaj që u bisedua në këtë takim, raporton Zeri.info.
Në njoftim thuhet se në takimin me Faton Klinakun, ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarët e disa degëve të organizatës së veteranëve të luftës, u ritheksua përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.
“U bisedua edhe për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë aspekt, si dhe tema të tjera të rëndësishme lidhur me statusin dhe gjendjen e veteranëve të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë takim të përbashkët të pranishëm ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këshilltari i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja”, thuhet ndër të tjera.
Në anën tjetër , Faton Klinaku dhe Xhavit Jashari pas takimit u deklaruan se nuk kanë arritur të pajtohen dhe se protestat do të vazhdojnë. /Zëri
Comments are closed.