Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontabandës me mallra, ku fillimisht në magjistralen Kamenicë-Gjilan rreth orës 19:10 është ndaluar një furgon me traga vendore si i dyshuar.
Atë e voziste i dyshuari B.A., 29-vjeçar, të cilit iu gjetën lloje të ndryshme të luleve dekorative, raporton Zeri.info.
“Gjatë kontrollit në furgon janë gjet të ngarkuara lule dekorative të llojeve të ndryshme: Nëntëdhjetë e tri (93) pako, njëmijë e dyqind e dyzet e pesë (1245) vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia”, thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga Policia dhe të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit. /Zëri
Comments are closed.