Bota
April 16, 2023 – 09:18
Të paktën 56 persona janë vrarë dhe 595 janë plagosur nga luftimet e ashpra mes ushtrisë sudane dhe focave paramilitare
Sindikata e mjekëve të Sudanit ka thënë se vdekjet erdhën si pasojë e luftimeve të vazhdueshme të shtunën, teksa ambasadat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe bënin thirrje që qytetarët të qëndronin brenda, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Ata nuk mund të thonin saktësisht se sa prej viktimave ishin civilë, por më herët konfirmuan se të paktën tre nga të vdekurit nuk ishin me rroba ushtrie.
Dy njerëz u vran në aeroporton e Khartoumit, katër në Omdurman, tetë në qytetin e Nyalas dhe gjashtë në qytetin e El Obeidit dhe pesë në El Fasher, tha ky burim.
Përleshjet midis ushtrisë sudane dhe forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) u ndezën rreth pallatit presidencial dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Khartoum, ndërsa të dyja palët luftuan për kontrollin e vendeve simbolike. /Zëri
Comments are closed.