Take a fresh look at your lifestyle.

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës, rezulton i rremë – Lajmet e fundit



Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës, rezulton i rremë




Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot orë më parë u raportua për një kërcënim me bombë.


Mirëpo ky lajm rezultoi të jetë i rremë.


Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka bërë të ditur se kërcënimi me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka rezultuar alarm i rremë.


Gara ka thënë se Aeroporti është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.


“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”.


Kujtojmë se edhe javë më parë kishte rezultuar alarm i rrejshëm një kërcënim me bombë. /Zëri


Comments are closed.