Bota
February 24, 2023 – 23:45
Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya ka ndërprerë një minutë heshtje për Ukrainën, ndërsa anëtarët e Këshillit të Sigurimit u ngritën në këmbë për të nderuar viktimat. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba iu drejtua të pranishmëve përpara se të bënte thirrje që të respektohej heshtja si një shenjë respekti për viktimat.
Por ndërsa ai dhe anëtarët e tjerë të asamblesë u ngritën në këmbë, ambasadori rus filloi t’i binte mikrofonit. Më pas ai theu heshtjen, duke thënë: “Ne po ngrihemi për të nderuar kujtimin e të gjitha viktimave të asaj që ka ndodhur në Ukrainë duke filluar nga viti 2014 – të gjithë atyre që humbën jetën.”
Moska ka akuzuar Kievin gjenocid kundër rusishtfolësve në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, ku ka pasur luftime midis forcave të Ukrainës dhe separatistëve rusë që nga viti 2014.
Komenti i Nebenzya-s dukej se i referohej këtij pretendimi dhe këmbënguljes së Rusisë se faji i takon Ukrainës dhe Perëndimit për luftën. /abcnews
Comments are closed.