Foto: Laura Hasani
Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë të dyshuar të mitur pasi që të njëjtit kanë kryer vjedhje në vlerë prej 800 euro.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 08:43 në fshatin Mague të Lipjanit, raporton Zeri.info.
“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur nën dyshimin se ata kanë kryer vjedhje në vlerë 800€ po ashtu pesë nga ta dyshohet se kanë kryer një rast zjarr vënie në një objekt shkollor, për të cilin është iniciuar rast i veçantë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.
Comments are closed.