Take a fresh look at your lifestyle.

Autobusë nga të gjitha komunat arrijnë në Prishtinë, Sami Lushtaku u prin qytetarëve – Lajmet e fundit



Autobusë nga të gjitha komunat arrijnë në Prishtinë, Sami Lushtaku u prin qytetarëve




Autobusë të shumtë në mënyrë të organizuar kanë mbërritur nga të gjitha komunat në parkingun e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, të cilët po vazhdojnë rrugën për në sheshin “Zahir Pajaziti”.


Është duke vazhduar grumbullimi i qytetarëve për të qenë pjesë e marshit “Marshojmë për Drejtësi”, i cili organizohet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.


Ky marsh do të fillojë nga ora 14:00 tek sheshi “Zahiri Pajaziti” dhe do të vazhdojë tek sheshi “Skendërbeu” në Prishtinë.


Rrugës për në sheshin “Zahir Pajaziti” qytetarëve është duke u prirur ish-komandanti i UÇK-së, Sami Luishtaku.



Image

Ndërsa këtë marsh e ka organizuar iniciativa “Lira Ka Emër”, i njëjti është përkrahur edhe nga shumica e partive politike në Kosovë, organizata të ndryshme, artistë e sportistë.


Comments are closed.