Take a fresh look at your lifestyle.

Bajqinovci: Prokuroria dhe Gjyqësorë nuk po e luftojnë krimin dhe korrupsionin, por Qeverinë Kurti – Lajmet e fundit



Bajqinovci: Prokuroria dhe Gjyqësorë nuk po e luftojnë krimin dhe korrupsionin, por Qeverinë KurtiFoto: Laura Hasani




Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se Prokuroria dhe Gjyqësorë janë bërë oponentë të Qeverisë Kurti.


Ai ka thënë se këto organe të drejtësisë po mundohen ta pengojnë qeverinë në përpjekjet e saj për luftë kundër krimit dhe korrupsionit.


Bajqinovci ka deklaruar se Prokuroria dhe Gjyqësorë nuk po e luftojnë krimin dhe korrupsionin, por Qeverinë Kurti.


“Këtë prokurori dhe këto gjykata po i kemi oponentë. Nuk po e luftojnë korrupsionin. Duan ta luftojnë qeverinë Kurti, ta bëjnë të duket se edhe këta qenkan si ata”, ka deklaruar ai gjatë emisionit.


Bajqinovci ka folur për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai ka thënë se s’ka asnjë dëshmi ndaj tij dhe e ka kritikuar ekspozimin e tij para mediave me pranga në duar.


Sipas tij, Prokuroria ka për qëllim që ta krijojë një imazh të kësaj qeverie që i ngjason qeverive paraprake.


“Kjo task-forcë ka për qëllim që ta dëmtojë qeverinë Kurti, që është pa asnjë skandal.  Krejt kjo luftë kundër qeverisë Kurti, që të duket se edhe këta janë hajna si na, nuk ka me dhezë”, ka thënë tutje ai.


“Nuk ka asnjë dëshmi ndaj tij. Është një luftë ndaj qeverisë. Me ia vendosë prangat… nuk ka asnjë element deri tash që Nagip Krasniqi ka vjedhë milionë, që ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka shtuar deputeti. /express


Comments are closed.