Take a fresh look at your lifestyle.

Berjani: Çmimet e naftës në Kosovë bien si para 5 vjetëve – Lajmet e fundit



Berjani: Çmimet e naftës në Kosovë bien si para 5 vjetëve




Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para 5 viteve.


Berjani bëri të ditur se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 cent.


“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi esht drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte Dizelli të jetë 1. € deri ne 1.15 cent, po ashtu edhe benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet”, tha ai.


Çmimet në rajon:


Kosovë


Dizelli 1.23 €/ lit


Benzina 1.30 €/lit


Shqipëri


Dizel 1.59 €/lit


Benzina 1.60 €/


Serbi


Dizell 1.57 €/Lit


Benzin 1.59 €/lit


Mali Zi


Dizel 1.41 €/lit


Benzina 1.58 €/lit


Bosnia


Dizel 1.27 €/lit


Benzina 1.27 €/lit


Maqedonia Veriore


Dizel 1.15 €/lit

Benzin 1.31 €/lit


Comments are closed.