Take a fresh look at your lifestyle.

BIK-u njofton se të enjten përfundon Ramazani dhe të premten është Fitër Bajrami – Lajmet e fundit



BIK-u njofton se të enjten përfundon Ramazani dhe të premten është Fitër Bajrami




Bashkësia Islame e Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon të enjten, më 20 prill 2023, ndërkaq dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 21 prill.


Në njoftim bëhet e ditur se manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.


Manifestimi fillon në orën 5:05, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga teologu, Muhamed Stublla.


Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 6:23, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.


Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.


Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 21 prill 2023, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë, nga ora 9:00 – 12:00.


“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër – Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.


Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet në njoftim.


 


Comments are closed.