Take a fresh look at your lifestyle.

Danimarka dërgon pajisje ushtarake në Kiev para ofensivës së pranverës – Lajmet e fundit



Danimarka dërgon pajisje ushtarake në Kiev para ofensivës së pranverës


Bota
May 02, 2023 – 17:37

Danimarka po i jep Ukrainës një paketë pajisjesh ushtarake përderisa Kievi po përgatit një ofensivë për të rimarrë tokën e pushtuar nga Rusia.


Paketa, me vlerë 1.7 miliardë korona daneze (250 milionë dollarë), përfshin automjete të çminimit , municione dhe para për prokurimin e pajisjeve të mbrojtjes ajrore, sipas Ministrisë Daneze të Mbrojtjes.


Paketa synon të forcojë aftësinë e Ukrainës për të kryer një ofensivë në muajt e ardhshëm, tha ministria në deklaratën e saj.


Kjo është paketa më e madhe që i është dhënë Ukrainës nga një anëtar skandinav i BE-së që nga fillimi i luftës.


Danimarka e ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën, duke ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare që kur Kremlini nisi pushtimin e tij të plotë në shkurt 2022.


Danimarka gjithashtu planifikon t’i ofrojë NATO-s një batalion me 700 deri në 1.200 ushtarë për të mbrojtur shtetet baltike nga mesi i vitit 2024, thanë përfaqësues të qeverisë daneze. /REL


Comments are closed.