Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë gazetarit Valon Syla.
Sipas saj, dhuna si përgjigje ndaj mendimit ndryshe flet se ku jemi si shoqëri, raporton Zeri.info.
Postimi i plotë:
Dhuna si përgjigje ndaj mendimit ndryshe flet se ku jemi si shoqëri.
Një shoqëri që i ka të garantuara me kushtetutë liritë e asocimit, reprezentimit e shprehjes duhet t’i përqafoj ato në shumëllojshmërinë që ka e jo duke i përjashtuar e dhunuar ato
Me Valon A. Syla dhe të drejtën e tij me ngritë pyetje mbi çdo gjë që e preokupon atë si gazetarë në lidhje me shoqërinë kosovare dhe jo vetëm.
Dhuna nuk është përgjigjja.
Mjerim.
Comments are closed.