Take a fresh look at your lifestyle.

Diaspora i dërgoi 1.22 miliard euro në Kosovë në vitin 2022 – Lajmet e fundit



Diaspora i dërgoi 1.22 miliard euro në Kosovë në vitin 2022Foto: Zëri / Ilustrim




Instituti GAP ka njoftuar se dërgesat e diasporës në Kosovë gjatë vitit 2022 ishin 1.22 miliard euro.


GAP thotë se Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca, transmeton Klankosova.tv.


“Gjatë vitit 2022, remitencat (dërgesat e diasporës) në Kosovë ishin 1.22 miliardë euro, rreth 69.5 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021”, thuhet në njoftim.


“Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca (40%)”.


Tutje, ky institut ka bërë të ditur se vërehet një rritje e pranimit të dërgesave nga fillimi i pandemisë.


“Nga viti 2020, kur kishe filluar pandemia COVID-19, vërehet një rritje e pranimit të remitencave përmes agjencive për transferim të mjeteve dhe rënie e remitencave përmes kanaleve jozyrtare (sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë)”.



Comments are closed.