Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pasi në Zubin Potok janë djegur mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës që, siç thotë Vela, duket se ka ndodhur vetëm për shkak të targave RKS.
“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur, me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas Marrëveshjes së Brukselit, targat e Republikës së Kosovës janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”, shkroi ai në Twitter.
#Serbia’s illegal structures continue their intimidation of local Serbs in Zubin Potok. Last night, two cars owned by Kosovo Serbs were burnt apparently just because they had RKS car plates. As per Brussels agreement, ë car plates are the only legal car plates in all #Kosovo. pic.twitter.com/NCjRzumocA
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 30, 2023
Comments are closed.