Take a fresh look at your lifestyle.

Djegia e veturave, Hovenier: Qeveria të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale – Lajmet e fundit



Djegia e veturave, Hovenier: Qeveria të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminaleFoto: Laura Hasani




Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se SHBA-të vazhdimisht kanë dënuar djegien e veturave në veri.


Ambasadori Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka pohuar se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj.


“SHBA-të vazhdimisht e kanë dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, thuhet në postimin e ambasadorit.



The U.S. has consistently condemned the criminal burning of vehicles in the north of Kosovo. The Government of Kosovo has a responsibility to protect its citizens and ensure accountability for these criminal acts.


— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 2, 2023

Deri tani rreth 10 vetura janë djegur në veri të vendit, të cilat janë regjistruar me targa të Kosovës.


Kujtojmë se vitin e kaluar kishte filluar procesi i ri-regjistrimit të veturave me targa RKS.


Megjithatë, ky proces shkaktoi tensione në terren. Fillimisht, më 31 korrik u ngritën barrikada për këtë çështje, e më pas në nëntor serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri shkaku i suspendimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.


Ndërkohë, Kosova dhe Serbia, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, në fund të nëntorit të vitit të kaluar arritën një marrëveshje për targat, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.


Comments are closed.