Take a fresh look at your lifestyle.

E ka përmendur disa herë brenda BBV, del foto e parë e Efit me të dashurin? (FOTO)

Efi Dhedhes është padyshim një nga emrat më të lakuar që pas daljes së saj nga “Big Brother Vip Albania”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Efi ka përmendur disa herë partnerin e saj i cili e priste jashtë shtëpisë. Mirëpo bukuroshja asnjëherë nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth identitetit të tij.

Së fundmi, Efi festoi ditëlindjen në një festë të madhe me personazhe të njohur, ku nuk mungoi interesi për të zbuluar partnerin e saj të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit mediatik. Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, aludohet se i dashuri i saj është djali në foton e mëposhtme.

Por për aq kohë sa nuk ka asnjë reagim nga Efi, nuk mund të jemi të sigurtë nëse djali në foto është vërtetë partneri i saj apo thjesht një mik i ftuar në ditëlindje.Efi ka festuar 27 vjetorin dhe ka organizuar një festë të madhe me miq e personazhe publike.Në këtë ditëlindje të cilën e ka cilësuar si ditëlindjen e saj më të bukur. Efi ka marrë edhe dhuratën më të veçantë: një këngë. Bëhet fjalë për një remake të këngës “Mbaroj për ty” të Flori Mumajesit të cilën Efi e ka kënduar në Big Brother.

Kënga e përgatitur me videoklip është përshtatur me tekst për Efin dhe këndohet nga miqtë e saj. Ndërsa Flori këndon refrenin dhe ka regjistruar këngën. Efi Dhedhes u bë shumë e dashur për publikun shqiptarë pas përformancës se mirë në Big Brother Vip Albania. Kjo ka bërë që ajo të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Shiko foton:

Comments are closed.