Efi dhe Kiara u futën në dhomën e garderobës për të folur edhe njëherë për situatën e ndërlikuar që ato të dyja sollën në shtëpi. Teksa nisën të bisedonin, në dhomë hyri Luizi dhe i tha atyre se ka dëshirë të dëgjojë bisedën dhe se nuk do ndërhyjë në asnjë moment.
Kiara dhe Efi i thanë atij se ndihen keq për situatën e krijuar dhe për faktin që ato nuk mund të shprehen dot se çfarë ka ndodhur jashtë, pasi në këtë mënyrë mund të penalizohen.
Efi u shpreh se Kiarën e ka shumë përzemër dhe se kur emocionet hynë në mes, ajo nuk e llogarit lojën në këtë pikë. Sipas Luizit, vajzat e sollën këtë situatë në shtëpi, për t’ i treguar publikur diçka që nuk e thonin dot jashtë, por edhe Efi dhe Kiara e kundërshtuan një gjë të tillë.Teksa debati për famë dhe follow ka përçarë shoqërin mes Kiarës, Efit dhe Luizit ndjekësit e kanë bërë zgjedhjen e tyre.
Pas përballjes me Efin, Kiara ka humbur më shumë se 20 mijë ndjekës ndërsa ka patur një rritje me më shumë se 10 mijë Efi. Si duket Luizi do vazhdoj të dënoj Efin për reagimin ndaj Kiarës ndërsa fama do vazhdoj të godas Kiarën. Shiko videon:
Comments are closed.