Take a fresh look at your lifestyle.

Efi hap Kutinë e Pandorës, habit me personat që zgjedh për dënim

Big Brother Vip Albania po vazhdon duke sjellur shume debate te forta e te papritura mes banoreve ku disa prej tyre jane fiktive pra banoret i shpikin vete permes disa detajeve qe kapin vetem per te krijuar debat e te dalin ne Prime por padyshim disa prej tyre jane edhe te verta ku ata preken nga fjalet e njeri tjetrit ne situata te ndryshme.

Duke qenë se Efi ka avantazh nga loja që ajo bëri me Dean, Vëllai i Madh i dha asaj mundësinë për të hapur “Kutinë e Pandorës”. Në zarfin e bardhë, Vëllai i Madh i jepte mundësinë Efit që ajo të bënte një telefonatë me një person shumë të dashur.

Ajo komunikoi me babin, për të cilin e kishte marrë shumë malli. Efi ishte e shqetësuar për të atin, duke qenë se ai është sëmurë. Babai i saj tha se ai është shumë mirë dhe i tha që ajo është një burrneshë e vertetë dhe se duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj. Ai tha se të gjithë shqiptarët e mbështesin Efin. Në zarfin e zi, Efi duhet të dërgonte katër banorë në burgun e Big Brother deri të martën.

Ajo zgjodhi Bledin, Kristin, Qetsorin dhe Dean. Ata kishin dy minuta qe te marrin gjerat elementare me vete dhe te drejtohen menjehere tek dhoma e cila e shnderruar ne burg ku kater banoret e zgjedhur do te qendrojne deri te marten ne ate ambient. Ishte Dea e cila e mori me keq kete lajm se sa te tjeret.

Comments are closed.