Take a fresh look at your lifestyle.

Erdogani dekoron ushtarët e FSK-së me medaljen presidenciale – Lajmet e fundit



Erdogani dekoron ushtarët e FSK-së me medaljen presidenciale




Ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së është dekoruar me medalje nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për kontributin e dhënë pas tërmetit shkatërrues.


Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo medalje është meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së.


“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar, pas tërmeteve të gjashtë shkurtit, në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoëan”, thuhet në njoftim.


Kujtojmë se ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë ndihmuar që të nxirren të gjallë disa trupa nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Turqi.


Comments are closed.