Take a fresh look at your lifestyle.

Familja nga Fushë-Kosova u detyruan ta varrosin në oborr të shtëpisë fëmijën e vrarë gjatë luftës – Lajmet e fundit



 Familja nga Fushë-Kosova u detyruan ta varrosin në oborr të shtëpisë fëmijën e vrarë gjatë luftës




168 shqiptarë janë vrarë në Fushë Kosovë gjatë periudhës së ndërhyrjes së NATO- s,  ku familjarë rrëfejnë krime makabre, nga ato të varrosjes së fëmijëve në oborre të shtëpisë, prerje gjymtyrësh të civilëve të vrarë e djegie të tërësishme


Fillimi i ofensivave më 1998 në Drenicë kishte vështirësuar tej mase jetën e banorëve shqiptarë të Fushë Kosovës. Fushë Kosova ishte rrethuar nga gjitha anët, ku kishte të pozicionuar policë në kodrat artificiale mbi fshatin Lismir, tek magazina e grurit si dhe nga stacioni hekurudhor.

Kështu, nga këto pozicione gjuheshin me armë edhe fëmijët që mund të lëviznin në oborr të shtëpisë. Nga plumbat ka pësuar edhe 8 vjeçari Behar Gojnovci nga Lismiri, të cilin e kishin vrarë në oborrin e shtëpisë.

Fëmijën e varrosën tek dyert e shtëpisë

Vdekja e Beharit nuk do të ishte goditja e vetme dhe shumë e rëndë për familjen, të cilët do të detyroheshin të largoheshin nga shtëpia, duke e lënë të pa varrosur kufomën e të birit 8 vjeçar. I vetmi që do të kujdesej për varrimin e të birit ishte babai i të ndjerit. “Babës i kanë dhanë leje me i marrë katër veta dhe kufomën me varrosë në oborr. Baba iu ka thanë mosni bre, a keni ju fmi, qysh muj me varrosë në oborr…”, rrëfen Ganimete Gojnovci, motra e të ndjerit. Ajo tregon se kur e kom marrë kufomën me varrosë, plumat iu kanë kaluar skaj kokës pa ndërprerë. “Veç gjujshin te vorri. Edhe aty baba jem e ka varrosë me qata pleq të fshatit që I ka marrë”, tregon Ganimetja.


Shaban Tërnava laborant i lartë mjekësor, gjatë këtyre viteve kishte shërbyer edhe si mjek. Ai nuk kishte arritur asesi të ofrohej për ti dhënë ndihmë Beharit, pasi ura mbi fshatin Lismir ishte vend i shënjestrës, kurse kjo urë ndante shtëpinë e doktorit vullnetar dhe familjes Gojnovci. As kryqi i kuq nuk kishte mundur të jetë aty për t’i dhënë ndihmë Beharit që vdiq

nga plumbat dhe në mungesë të kujdesit mjekësor.

Behar Gojnovci do të varrosej para shtëpisë së tij. Pas përfundimit të luftës, kufoma e tij do të zhvarrosej dhe do të zhvendosej tek varrezat e dëshmorëve në Fushë Kosovë. Rrëfime rrënqethëse për vrasjet në Fushë Kosovë tregon aktivisti Shahin Idrizi. Kufomën e babait të tij ai e gjeti pa kokë dhe pa duar. Por, Idrizi përmend shumë familje që kishin

humbur 5 e më shumë anëtarë.

Gjithë këto vrasje fillin e kanë në politikat ndjekëse që ndiqte regjimi i Sllobodan Milosheviqit. Benzinë mbi zjarr ishte hedhur pikërisht në tubibim që Slobodan Milosheviq kishte mbajtur me serbët lokalë në Fushë Kosovë, duke i nxitur për dhunë ndaj shqiptarëve.


Dy shoqe 14 vjeçare i vranë bashkërisht me prindërit dhe familjet


E krismat e pushkëve që ka dëgjuar Alëmshahe Krasniqi janë kujtimi i vetëm i 1 prillit të vitit 1999, kur asaj forcat serbe i vranë bashkëshortin Dr. Fatmir Krasniqin dhe vajzën e vetme Blertën, atëherë 14 vjeçare. Bashkë me ta i vranë edhe 3 anëtarët e tjerë të familjes Krasniqi nga Fushë Kosova.

Blerta ishte ndarë nga nëna, duke qëndruar afër babait të saj, në shtëpinë e fqinjit të tyre, ku jetonte edhe një shoqe e saj e pa ndarë – Valbona, me të cilën ato ndanë të njejtin fat. Afrim Krasniqi, kunati i Alëmshahes e kujton me shumë dhimbje ditën kur iu vranë 5 anëtarët e familjes, transmeton RTK.

“Familja kanë qenë të ndarë. Nana me qikë ka qenë në shpi tjetër, policia I ka mbledhë gjithë në një vend. I ka ba pushkatimin. Janë familja syla,,,osmani… halili..ibnrahimi dhe me një djalë I kanë vra gjithë”, ka thënë ai.

Edhe sot e kësaj dite familja Krasniqi kërkon drejtësi dhe hetime nga Porkuroria Speciale për vrasjen mizore të pesë anëtarëve të kësaj familjeje, të gjithë civilë, mes tyre edhe 14 vjeçarja Blerta Krasniqi.

“Së paku të fillojnë hetimet prokuroria speciale për persona të zhdukur. Për Fushë Kosovë dihen emrat dhe mbiemrat e kriminelëve që kanë ba masakra”, tha Krasniqi.


Comments are closed.