Take a fresh look at your lifestyle.

Giresse thotë se nuk e mendon dorëheqjen pas barazimit zhgënjyes ndaj Andorrës – Lajmet e fundit



Giresse thotë se nuk e mendon dorëheqjen pas barazimit zhgënjyes ndaj Andorrës


Sport
March 29, 2023 – 00:04

Alain Giresse është deklaruar për barazimin 1-1 të Kosovës ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.


Selektori i Dardanëve tha se tanëve u mungoi konkretizimi i rasteve, derisa edhe gjyqtari nuk mori vendimet e duhura në së paku tri raste.


“Mendoj se nuk e gjetëm zgjidhjen. Na mungoi diçka për konkretizimin e rasteve. Edhe gjyqtari nuk mori vendimet e duhura. Ka shumë gjëra që kjo ndeshje përfundoi 1-1”, deklaroi fillimisht Giresse.


“Ishim të vetëdijshëm që Andorra do të luante lojë të mbyllur. Kishim aksione, krijuam raste, por nuk ia dolëm të depërtonim për të shënuar e fituar”.


“Kam kërkuar të luanim më shpejt, dhe të liroheshim më shpejt. Na mungoi veprimi i fundit. Kjo gjë ndikoi”, shtoi më tej trajneri i Kosovës.


Giresse është pyetur nëse e mendon dorëheqjen nga ekipi ynë.


“Është shumë herët të flitet, ende ka lojë. Ende ka pikë. Nuk mund ta quaj këtë punë të humbur. Mundësia e kualifikimit ekziston gjithmonë”.


“Qëllimi im të vazhdoj punën time këtu. Nuk më intereson mua se çfarë u kënaq juve. Mua më intereson të vazhdoj të punoj dhe të vazhdoj përpara”, potencoi më tej Giresse.


Comments are closed.